Rama:1.1 mln sahatë inteligjentë
energjia do mund të parapaguhet

TIRANË - Në një hark kohor prej 5 vitesh konsumatorët energjisë elektrike do të kenë në familjet apo bizneset e tyre matësin intiligjent, që do të thotë që energjia që i nevojitet do të mund ta porosisë edhe me telefon . Kjo është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin "Rimëkëmbja energjetike - Rezultatet e vitit 2014”. Sipas shefit të qeverisë do të jenë 1.1 milionë matësa që do të vendosen, por përveç kësaj edhe sistemi në tërësi do të jetë inteligjent duke mundësuar kështu kontrollin e çdo sahati.

“Në 5 vite, duke filluar që nga vit, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre se si do të ndryshojë sektori. Teknologji që asnjë pikë drite të mos ngelet pa u identifikuar dhe pa askush të mos paguaj më tepër. Me telefon do të kërkojë sasinë e energjisë që dëshiron dhe kur ajo do të përfundojë do të blejë sasinë tjetër. Do ta fillojmë që këtë vit. Do të bëhemi vendi i parë i Europës që vendos 1.1 milionë matësa inteligjentë. Kjo teknologji, jo se jemi ne jemi të parët, por sepse në Gjermani nuk është nevoja të ndërrohen.”- tha Rama. Fjala e Kryeministrit Edi Rama

Duke bërë një bilanc të sistemit energjitik kryeministri u tregua i ashpër me ish-qeverinë Berisha duke e akuzuar atë për shitje të atdheut dhe këtë Rama e lidhi me faktin se në vitin 2006 OSHEE nuk rezultonte me borxhe, ish-qeveria ndryshoi kurbën duke e rritur në 7 vjet borxhin në 1 milion dollarë. 

Por po ashtu edhe në 80% të rrjetit energjitik nuk eshte investuar prej kohës së Enver Hoxhës. Shefi i qeverisë ndersa garantoi se sektori energjitik do të reformohet i beri thirrje poashtu të gjithe inxhinierve të mësësm apo teknik të aplikojne per tu marre ne provim që të zgjidhen në Oshee njerëz profesionist

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, në konferencën “Rimëkëmbja energjetike - Rezultatet e vitit 2014” u ndal edhe te procesi në përzgjedhjen e procesit të specializantëve në mjekësi, duek theksuar se u shemb një kala e korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi. Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën. 

Pavarësisht rezultateve pozitive të arritura nga Policia e Shtetit në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahir thekson se Policia e Shtetit ka ende shumë punë për të bërë për të larguar këtë fenomen përrfundimisht nga vendi jonë. 

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” organizuar nga OSSHE, deklaroi se qeveria ka një program të qartë për zhvillimin e sektorit energjetik, ku pas kthimit nga spiralja e falimentit. Synohet liberalizimi i 40% të tregut në sektorin e energjisë. Fjala e Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA