Rama: 28 nëntori pa status, një turp i madh

TIRANË – Kryesocialisti Rama ka reaguar në rrjetin social lidhur me negociatat e dështuara mes drejtuesve të grupeve kuvendore, Astrit Patozi e Gramoz Ruçi.
Rama ka kërkuar tryezë të drejtuesve të partive parlamentare për miratimin e 3 pikave që PS paraqiti zyrtarisht në tryezën e kësaj të djele.
“Këto çështje të lidhura ngushtë me interesin kombëtar në këtë udhëkryq drejt vjeshtës, ku 28 nëntori pa status të ri në BE do qe: TURP!”, shkruan Rama në Tëitter.

Kryesocialisti është deklaruar i hapur për një takim të mundshëm me kundërshtarin e tij politik për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Por, prej javësh vetë Rama ka deklaruar që, përpara se të flitet për emra të përveçëm për Kreun e ri të Shtetit duhet të përfundojë dhe miratojë paketa e reformave, ku peshë kryesore zë ajo zgjedhore.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave