Rama: Ajo që po ndodh në Maqedoni meriton vëmendje

Kryeministri Edi Rama Foto ATSH (ARKIV)
TIRANË, 8 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se ajo që po ndodh në Maqedoni meriton vëmnedje.
Gjatë një iftari të shtruar për besimtarët myslimanë, me rastin muajit të Ramazanit, Kryeministri Rama theksoi se "ajo që po ndodh në Maqedoni meriton vëmendje, maturi padyshim, por dhe reflektim dhe madje të thelle"'.
Sipas Kryeministrit Rama, ngjarjet në Maqedoni janë pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
"Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë zot vetëm maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e saj, miqtë dhe partnerët ndërkombëtar. Garantët e marrëveshjes së Ohrit duhet të reflektojnë. Shqiptarët në Maqedoni kanë humbur besimin. Duhet menduar dhe reflektuar për Maqedoninë dhe Ballkanin", tha Rama.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se, numri i atyre që besojnë në zot është rritur.
Duke shprehur respekt për ata që besojnë në Zot, që e forcojnë me praktikë, Rama u shpreh se, praktika e besimit ka fuqi të krijojë energji.
"Përparimet e shkencës dhe teknologjisë nuk e kanë ulur, por rritur përqindjen e popullsisë botërore që beson në Zot. Kam respekt të posaçëm për ata që besojnë në Zot. Besoj se praktika e besimi ka fuqi tëj ashtëzakonshme të krijojë energji dhe forca të së mirës për njerëzimin", tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është një vend i mirë për të gjitha fetë. Shqiptarët janë mishëruesit e paqes në Ballkan, shtoi Rama
"Shqipëria është një vend i mirë për t'iu gëzuar këtij privilegji pasi iftrai bashkon të krishterët dhe myslimanët në një sofër. Shqiptarët janë një shpresë sot në Ballkan për bashkëjetesën fetare. Shqipëria është vend evropian, kur myslmanë e të krishterët s'janë lëkundur ndonjëherë për Evropën", tha Rama.
Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se Ramazani, do të thotë t'i dalësh zot qeniës sate, familjes, të gjithëve.
"Shpresoj të kem kuptuar drejt se Ramazani nuk është të dorëzohesh në dorën e Zotit, por t'i dalësh Zot familjes, jetës tënde", tha Rama./a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç