Rama: Aleancë me LSI, AK
e FRD, por s'dua "tradhëti"

Rama: Aleancë me LSI, AK<br />e FRD, por s'dua
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është shprehur se është pro koalicionit me parti si LSI, FRD dhe AK por kërkon garanci nga liderët e këtyre partive se nuk do shkojnë te Berisha. Këto deklarata lideri i opozitës i bëri mbrëmë në një intervistë dhënë gazetarit Alfred Peza në Tv Vizion Plus. Rama tha se dera e PS mbetet e hapur për këto forca politike.

 Ai pranoi se ka vendosur komunikim normal me kreun e LSI Ilir Meta, ndërsa shprehu bindjen se fronti opozitar siç e quajti ai fiton zgjedhjet e 2013. “Kush do të bashkohet me frontin opozitar dera është e hapur dhe ne nuk vëmë kushte për askënd” është shprehur Rama. Kreu socialist është shprehur se PS nuk do të votojë për kreun e KQZ pasi procedura ka qënë me shkelje të vazhdueshme, ndërsa nënvizoi se reforma parlamentare tani pret vetëm miratimin.

 Kryetari i PS-së foli dhe për akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes duke nënvizuar se nuk ka asgjë personale në betejën e PS me këtë dikaster. “Fatkeqësia është që kemi të bëjme më një rrugë të pashtershme korrupsioni i kësaj ministrie dhe gjithcka që është thënë është vetëm e vërteta dhe e vërteta” është shprehur Rama.

PJESE NGA INTERVISTA
Do t'i votoni kandidatet e KQZ...?

Ne nuk marrim pjesë në atë votim për shkak se e gjithë procedura ka qenë me shkelje të vazhdueshme të vetë ligjit dhe në fund nuk ka asnjë arsye për ne që të marrim pjesë në kurorëzimin e kësaj procedure. S'do bojkotojmë, por s'do marrim pjesë në procesin e votimit. Është vullnet i shumicës le të bëjnë çfarë të duan.

Do t'i mbrojë PS këtë radhë votat apo do të vazhdojë të nxjerrë fajtore KQZ apo elementë të tjerë të piramidës elektorale?

Unë jam i bindur që ne do t'i fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe iu bëj në mënyrë konstante apel të gjithë atyre që e bëjnë këtë pyetje që të kuptojnë se mbrojtja më e sigurt e votës është shumëfishimi i votës, është pjesëmarrja në votim.

Mund t'i thoni sot shqiptarëve sot në sy që kurrkush nuk do ua grabisë votën sepse ju ua garantoni si asnjëherë tjetër atë?

Votën në një sistem demokratik ku votohet në bazë të kushtetutës dhe ligjit e garanton shteti. Opozita nuk është polic, por nga ana tjetër në kushtet kur sistemi është i kërcënuar nga pushtete të kësaj natyre si pushteti që sot sundon Shqipërinë, ka një mësim nga historia e vjetër dhe e re, votën e garantojnë qytetarët që duan ndryshimin, e garantojnë me pjesëmarrje me gjithëpërfshirje, e garantojnë me qëndresë qytetare në kuptimin e ndjekjes së procesit deri në daljen e rezultatit.

A ka diçka personale në betejën e PS që udhëhiqet nga ju, ndaj Arben Imamit, ministrit të Mbrojtjes?

Absolutisht jo, e kundërta mund të ishte e vërtetë për shkak të një historie miqësie të afërt për vite me radhë me Arben Imamin, mund të kisha më shumë indulgjencë, por jo më shumë arsye për tu investuar në një betejë të kësaj natyre.

Ka afera të tjera nga Ministria e Mbrojtjes përveç këtyre që keni ekspozuar?

Fatkeqësia është që është një rrugë e pashtershme korrupsioni i kësaj ministrie dhe gjithçka që është thënë është vetëm e vërteta dhe asgjë tjetër veç së vërtetës. Jo më kot kanë zgjedhur rrugën e sulmeve ndaj opozitës e deri tek kërcënimet. Kërcënime të drejtpërdrejta për deputetin Erjon Brace që ka mbuluar këtë aspekt të transparencës.

Më 10 tetor, pritet që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE me kusht...?

Formula do të shihet nëse do të jetë e plotë për të marrë statusin apo një propozim i kushtëzuar me një ecuri të caktuar. Janë vendet anëtare ato që do e gjykojnë, dhe pasi vendet anëtare e gjykojnë dhe e miratojnë statusin atëherë fillon realisht ajo që ka të bëjë me integrimin europian që është hapja e negociatave dhe hapja e negociatave do të përcaktohet pa asnjë dyshim nga vlefshmëria e cilësia e zgjedhjeve të ardhshme, e kjo unë besoj është arritja më e rëndësishme e opozitës në planin e betejës sonë, tanimë pothuajse katërvjeçare për t'i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sa nga deputetë aktualë të PS do jenë në kuvendin e ardhshëm?

Në momentin që po flasim nuk arësye për të patur asnjë prej tyre jashtë listës, sepse deri në fund secili ka jo vetëm mundësinë për tu afirmuar por edhe të drejtën që të afirmohet.

Nard Ndoka iku te Berisha...?

Nuk dua të bëj komente për këtë. Kemi patur një periudhë marrdhëniesh edhe njerëzore dhe miqësore dhe politika nuk mund dot të jetë një arësye për ti cënuar marrëdhëniet njerëzore, por besoj se nuk do ta cënojë marrëdhien nhjerëzore dhe miqësinë duke thënë se Nard Ndoka ka bërë një batutë që është unikale: duke qënë se opozita s'ishte efiçente në luftë kundër Berishës unë shkova me Berishën". Kjo është unikale dhe flet shumë.

Mos do ta kompensosh këtë largim me ardhjen e Nikollë Lesit?

Rruga e Nikollës drejt origjinës është një rrugë që as e shpejton dhe as e ndal kush.

Ngjela a është duke shkuar drejt Bamir Topit siç edhe flitet?

Nuk e di, por di që jemi aleatën dhe partnerë. E çmoj për rezistencën e tij të fortë opozitare dhe besoj se përpara se të vendoste të shkonte te Bamir Topi duhet të ishte më shumë sesa i sigurtë se ku do shkonte Bamir Topi pas zgjedhjeve.

Po paralajmëroni një rezultat negativ për Bamir Topin?

Jo jo. Unë e kam thënë dhe e përsëris. Unë mendoj që Bamir Topi vjen nga e djathta, është i lidhur pazgjidhshmërisht me të djathtën e ka më shumë arësye të besoj se pas zgjedhjeve do të ishte i gatshëm që të ribashkohej me atë pjesë të kalbëzuar të së djathtës që sot i është kundërvënë sesa të bënte një zgjedhje tjetër. Dhe këtë pikë s'besoj se do kishte me vete Ngjelën.

Me Vangjel Dulen si i keni marrëdhëniet?

Shumë mirë.

Me sa vagonë do jetë treni socialistë në zgjedhjet e 2013?

Unë mendoj se PS ka ende shumë rezerva të pa shfrytëzuara ashtu sicc duhet, ndër trupën zgjedhore dhe aleatin më të fortë ka pikërisht këtë potencial në rast se arrin ta kthejë në aleat.

Një nga telenovelat e politikës është ajo e marrëdhënieve me Ilir Metën, diçka më tepër...?

Thjesht kemi vendosur një komunikim normal në kuptimin e një komunikimi formal. Një gazetar në Bruksel më tha se u takuam si parti simotra. Unë i thash jo u takuam si dy parti komshije, ne në një anë të rrugës që është trotuari i opozitës dhe LSI në anën tjetër të rrugës që është trotuari i qeverisë.

Ka dhe një mit urban i cili qarkullon dhe te mbështetësit tuaj, sipas të cilit PS dhe e majta nuk kthehen dot në pushtet pa LSI?

Ju e quani mit, por unë do ta quaja një qasje të gabuar. PS fitoi bashkë me LSI-në në Durrës fitoi me afro 300 vota në 2007 dhe pa LSI-në fitoi me më shumë se 3 mijë vota në 2011. PS bashkë me LSI-në në Elbasan fitoi me kutinë e fundit në 2007 dhe fitoi me mbi 5 mijë vota në vitin 2011. PS bashkë me LSI nuk fitoi dot as në Laç, as në Kavajë, madje as në Mallakstër e as në Tepelenë dhe në 2011 pa LSI i fitoi këto dhe më shumë se këto. Ka një arësye në këto fitore.

Që është?
Dua ta them një herë e mirë që ne do ti fitojmë zgjedhjet e ardhëshme si opozitë me frontin opozitar dhe me këdo që do jetë në opozitë. Dhe as nuk do presim kënd dhe aq më pak pastaj nuk do i lutemi kujt të bashkohet me ne. Kush do bashkohet vija e frontit opozitar është e hapur dhe ne nuk vëmë kushte për askënd. Nga ana tjetër asnjë forcë nuk e kushtëzon fitoren tonë përveç forcës tonë të brendëshme.

E paskeni ndarë mendjen që s'do jeni në koalicion me LSI-në?

Unë kam ndarë mendjen se do ti fitojmë zgjedhjet. Dhe kam ndarë mendjen se ne mund dhe do ti fitojmë zgjedhjet duke patur si gravitet të betejës tonë PS, elektoratin socialist e progresistë.

Dhe me ndihmën e FRD të Bamir Topit e të AK të Kreshnik Spahiut?

Fryma e Re e Bamir Topit është një PD e re. Sesa e madhe është këtë do ta tregojë procesi zgjedhor dhe vota. E kam thënë dhe e përsëris, vija e frontit opozitar është e hapur. Për mendimin tim këtu nuk jemi në një sistem demokratik normal ku ka vend edhe për forca që rrijnë në mes. Forcat që rrinë në mes nuk janë asnjë garanci për votuesin opozitar, ndërkohë që Bamir Topi dhe FRD mund të jenë një garanci për votuesin e djathtë që është i zhgënjyer apo dyshues përballë këtij bataku korupsioni por që nuk e këput dot kërthizën me të djathtën për tu hedhur, siç janë hedhur guximtarë të djathtë si Spartak Ngjela, në një vijë të qartë fronti opozitar me këtë pushtet që nuk është një qeverisje politike por një rregjim.

Si maksimalizohet vota opozitare duke u bërë të gjithë bashkë apo duke e futur FRD si sanduiç në mes?

Eksperienca e vitit 2005 por edhe ajo e vitit 2009 sidomos kur kishte një forcë që nuk ishte as me njerin as me tjetrin se i donte të dyja jashtë loje, tregoi diçka se nuk përbën pikë referimi të sigurtë për ata që janë opozitar dhe që duan me çdo kusht rotacionin dhe ndryshimin politkikë. Por është po kaq e rëndësishme që sidoqoftë një PD e re, një forcë mirëfilli e djathtë që nuk këput dot kërthizën nga e djathta e vjetër e partisë së vjetër të PD është krijuar dhe po i flet atij elektorati për disa të vërteta që ai elektorat ka nevoj ti dëgjojë. Ndërsa për Aleancën Kuq e Zi besoj se shtrohet i njëti problem. Çfarë pozicioni do të marrin sot, dhe çfarë garancish japin se nesër s'do të bëjnë atë kapërcimin e madh që ti lënë me gisht në gojë ata që do ti votojnë për të larguar Saliun nëse i shohin në prehrin e Saliut.

Pra ju po thoni se më e sigurtë dhe më e qartë fitorja do ishte një front i gjerë opozitar bashkë me Topin dhe AK?

Unë nuk vë në dyshim fitoren tonë dhe këtë nuk e them për konsum. Jam i bindur në fitoren e PS dhe aleatëve të saj. Në rast se më pyesni se cili është qëndrimi ynë për këto dy forca, unë jua përsëris që të dyja këto forca janë forca të lindura djathtas për arësye të njohura dhe që duhet të japin garanci të plota karshi elektoratit opozitar për atë që do bëjnë me votën që do marrin. Nga ana tjetër duke thënë se edhe këto dy forca janë plotësisht të pranuara nëse rreshtohen në vijën e frontit tonë opozitar, them nga ana tjetër se apsolutisht janë në interes afatgjat të së djathtës por janë forca të djathta e ns'janë asnjë lloj garancie për fitoren duke qëndruar në një pozicion evaziv.

Është një lloj ftese kjo?

Unë kam qënë qysh ditën e parë i hapur për këtë proces të një fronti të madh opozitar. Por nga ana tjetër e përsëris se fitorja e këtij fronti nuk do varet nga asnjë nga ato forca. Fitorja është e sigurtë, por do ishte një fitore edhe më e gjerë.
(ns/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës