Rama: Antikorrupsioni, për
Shqipërinë revolucion i vërtetë

Rama: Antikorrupsioni, për<br />Shqipërinë revolucion i vërtetë
TIRANE-Në kuadër të hartimit të një strategjie efikase të luftës kundër korrupsionit, si një nga çështje kryesore në procesin integrues të vendit, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin në disa pika që duhet të përmirësohen. Duke e lidhur me integrimin e vendit në BE, kreu i qeverisë ka thënë se tranformimi në disa sektorë dhe modernizimi i sistemit është dhe çelësi drejt suksesit për integrim. “Integrimi Europian është pikërisht rruga e këtij modernizimi, rruga e këtij transformomi, që ta bëjë policinë,polici të shtetit, që ta bëjë ekonominë që të ketë përfitime në rrugën e lirisë së konkurrencës që ta bëjë territorin tonë, vendin ku prona ka karakterin e vet social. Ligji është vetëm njëri nga opsionet, është një sfidë e përbashkët dhe sa më shumë ne të jemi në gjendje të krijomë hapësira komunikimi, hapësira ndërveprimi, aq më shumë ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën e përbashkët, jo thjesht të kalojmë një ligj, por për të bërë një ligj që do t’i përgjigjet nevojave afatshkurtra e afatgjata, por edhe nevojave të modernizimit”, tha Rama gjatë fjalës së tij dje.

Ndër të tjera, ai nënvizoi disa nga pikat ku ndahet Shqipëria me Bashkimin Europian. Ai u shpreh se: “BE është një sistem modern që funksionon në një mënyrë që e bën shumë e shumë herë më të pamundur mundësinë që korrupsioni të marrë avantazh mbi shtetin dhe ndaj publikut apo ndaj çdo sektori. Shqipëria është ende një sistem mes arkaizmit mes të shkuarës dhe përpjekjes për tu modernizuar që deri më sot nuk ka dhënë një produkt koherent, por thjesht ka “pjellë”, copëza të shkëputura nga njëra tjetra. Ne duhet më patjetër që ti japim sens rrugës së zhvillimit duke e kuptuar korrupsionin si një problem shumë të madh për tu zgjidhur dhe pa e kthyer antikorrupsionin jo një qëllim në vetvete, por në një pjesë të pandashme,të projektit të modernizimit”.

 Sipas kryeministrit Rama, pjesët dalluese mes Shqipërisë e BE-së janë shumë, Bashkimi Europian ka siguri për jetën, ka siguri për pronën, ka siguri juridike në themelin e përditshmërisë së vet, ndërsa Shqipëria s`ka siguri as për jetën, as për pronën, as siguri juridike. Më tej kryeministri Rama bëri me dije se: “Jemi në rrugën e duhur dhe që kemi qasjen e përshtatshme në fushën e sigurisë, duke filluar nga përpjekja për ta kthyer policinë e shtetit në krye të detyrës.

Lufta kundër korrupsionit nuk është luftë e policisë me të tjerët, por është luftë edhe me vetveten, në kuptimin e një mekanizmi të ndryshkur, një sistem që kërkon të rivihet në punë. Ekonomia jonë dihet që po kalon një fazë të vështirë, por ne jemi sot në gjendje si qeveri të kërkojmë më shumë, nëse nuk bëjmë përditë e më shumë, të marrim përgjegjësinë tonë, pavarësisht se është përgjegjësi e mbartur. Kjo qeveri ka borxhe të mëdha ndaj njerëzve, ndaj kompanive që kanë ofruar shërbime ndaj publikut. Duke filluar nga kompanitë që kanë kryer shërbime të papaguara, në shëndetësi, në arsim, deri tek kompanitë që na furnizojnë me energji. Këto borxhe duhen paguar”, tha ai.

Beqja: Shendëtësia është një nga sektorët ku për korrupsionin ekzistojnë tre fjalë peshqesh, bakshish dhe ryshfet. Të treja bashkëjetojnë në shoqërinë shqiptare.
 
Nikolla Korrupsioni në arsim është në gjendje ti mohojë të ardhmen shqiptarëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit është e vendosur për shkatërrimin e kësaj skeme.
 
Naço: Sekuestro pasurive të paligjshme
Minsitri Naço përmendi si masë për luftën kundër korrupsionit hapjen e faqes online “stop korrupsionit” si një portal online ku qytetarët mund të denonojnë aferat korruptive në sistemin e drejtësisë. “Një tjetër masë është lancimi i spotit “stop korrupsionit” në drejtësi në mediat sociale.Si dhe paketa e ndryshimeve ligjore antikorrupsion të miratuar anga qeveria dhe që pritet të miratohen në parlament. Në vitin 2012 numri i personave të dënuar për korrupsion ka pasur rënie. Ndryshimi i dy neneve të Kodit të Procedurës Penal”, tha Naço. Ndër të tjera, në lidhje me Byronë Kombetare të Hetimit si një instrument në ndihmë të prokurorisë për të hetuar zyrtarët e lartë të shtetit. Sipas tij, hetimi i zyrtarëve të lartë nga Byroja Kombëtare e Hetimit është pjesë e propozimeve të Ministrisë, së bashku me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ku përfshihet edhe kalimi i veprës penale të korrupsionit tek Krimet e Rënda.
 
 Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet