TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe deputetë socialistë janë mbledhur sonte në një nga lokalet më të njohur të Tiranës, për një darkë festive siç thanë ata, pa dhënë asnjë detaj të diskutimeve që janë bërë gjatë saj.

Aleanca e mundshme me LSI-në ka bërë që në Partinë Socialiste të fillojnë diskutimet dhe mendohet se darka e sotme ka qënë një lloj grumbullimi konsultativ politik.

Në këtë periudhë kur partitë politike po përcaktojnë vendet e tyre në koalicionet paszgjedhore, çështja më e diskutueshme dhe me më shumë pikëpyetje mbetet ajo e aleancës së dy forcave më të mëdha politike të së majtës, PS dhe LSI.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)