Gjatë inspektimit në Vlorë, Rama si gjithmonë nuk kurseu edhe batutat në takimin me banorët e zonës së Novoselës dhe ministren e Mbrojtjes. Gjatë njohjes me situatën Rama u shpreh se ministrja Xhaçka ka 48 orë pa gjumë dhe po i mbyllen sytë.
/Shqiptarja.com
“Ministren e kemi 48 orë pa gjumë, po i mbyllen sytë, por ne do të sigurojmë se në rast se do të jetë nevoja, një kredhje në lum dhe 48 orë të tjera e merr veten” tha ai.
Pyetjes së gazetarit se si e cilësonte gjendjen, Rama u përgjigj se “Situata paraqitet aq pozitive, sa ti herën e parë ishte me çizme dhe tani je me këpucë”.
Në fund të vizitës në Novoselë, kryeministri bëri batuta edhe me dy djem. “Përmbytje, përmbytje po xhelin ua ke vendosur flokëve që në mëngjes, hë dole për peshk?”.
dy.b/shqiptarja.com










