Rama ka shkëmbyer edhe batuta me banorët në Berat teksa ka thumbuar demokratët duke thënë se burrat socialistë e bëjnë ndonjë punë, demokratët nuk i ke për asgjë, duke iu referuar liderit demokrat i cili sipas tij do e kishte mbyllur me kohë dhe do kishte fjetur deri në 2021.
"‘I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021", tha Rama duke shkaktuarë të qeshura mes të pranishmëve.`
Lajmi kryesor:
Rama në Berat: Opozita ka ikur në drejtim të paditur, votën e 2017 nuk e lëviz as Luli as topi











