Rama në Berat: Opozita ka ikur në drejtim të paditur, votën e 2017 nuk e lëviz as Luli as topi

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Berat ku u takua me qytetarë në kuadër të aktivitetit "Bashkia që duam". Në takim morën pjesë me mijëra qytetarë si për të treguar forcën e koalicionit qeverisës pikërisht një ditë përpara protestës së opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme. 

Nuk munguan as batutat e kryeministrit i cili thumboi liderët opozitarë lidhur me protestën dhe vendimet e tyre për të djegur mandatet. Rama tha se veprimet e tyre nuk dëmtojnë as atë dhe as qeverinë por ekonominë e vendit. Rama tregoi një vendosmëri për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme duke deklaruar se votën e qytetarëve të 2017 nuk e lëviz as Luli as topi.

Në mbyllje Rama ftoi qytetarët që të votojnë për koalicionin e majtë pasi sipas tij ka shumë për të bërë për këtë qytet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Rama në Berat: Votën tuaj të 2017 nuk e luan as topi dhe jo Luli

Edi Rama kërkoi besimin e qytetarëve në Berat për të votuar koliacionin e majtë në zgjedhjet lokale të 2019. Ai tha se votën e qytetarëve nuk e luan as topi e jo luli.

"Votën tuaj të 2017 nuk e luan as topi dhe jo Luli. Nëse katër vite më parë ju kam thënë na jepni besimin se do e ndryshojmë Beratin, investimi i fundit ishte bërë në '69. Ne do të kthehemi prapë këtu dhe në katër vitet që vijnë do bëjmë shumë më shumë për Beratin", deklaroi Rama në mbyllje të fjalës së tij.

1552661754_Sequence01.00282813.Still011.jpg

Ora 15:48
Rama: A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës 'O zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës'?!

Edi Rama komentoi nga Berati akuzat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me blerjen e votave. Ai tha se po t'i dëgjojë Zoti thirrjen e Monikës do thotë s'po ndërhy fare se do më duhet të shpëtoj shqiptarët nga Monika.

"Monika me Lulin, Luli me Monikën, ne me njerëzit dhe njerëzit me ne. Përveç zgjedhjeve ata duan të pengojnë eedhe diçka që janë nisur ta pengojnë që nga dita e parë. A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës " O zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s'po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika", u shpreh Rama.

1552659627_ramaneberat.jpg

Ora 15:40
Rama: Punët e mbrapshta në PD i bën Monika, të ishte për Lulin do kishte fjetur deri në 2021

Rama ka shkëmbyer edhe batuta me banorët në Berat teksa ka thumbuar demokratët duke thënë se burrat socialistë e bëjnë ndonjë punë, demokratët nuk i ke për asgjë, duke iu referuar liderit demokrat i cili sipas tij do e kishte mbyllur me kohë dhe do kishte fjetur deri në 2021.

"I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021", tha Rama duke shkaktuarë të qeshura mes të pranishmëve.`

Ora 15:35
Rama: Qeveria nuk preket, opozita ka ikur në drejtim të paditur

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët në Berat tha se opozita ka ikur në drejtim të paditur, por kjo nuk është në fokusin e qeverisë pasi beteja kryesore e saj është me problemet e popullit. Rama tha se ata që kanë vendosur të braktisin detyrën dhe të dalin në protestë dëmtojnë ekonominë e vendit pasi prishin imazhin në sy të turistëve.

"Ne nuk e kemi betejën me ata që kanë kthyer kurrizin dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Ne betejën e kemi me hallet dhe problemet e njerëzve. Ne betejën e kemi me papunësinë më varfësrinë, me korrupsionin, me ata që vahdojnë ende të jenë në zyrat e shtetit edhe pse nuk i meritojnë ata karrige. Qyteti ka ndryshuar shumë por ka ende dhe shumë për të bërë. Këtu në Berat ne i kemi kthyer sytë nga e ardhmja duke krijuar një hapsirë ku rritet cdo ditë numri i turistëve. Kjo ëshsë një zonë ku potenciali për të zhvilluar jo vetëm bujqësinë por edhe turizmin është shumë i madh. Unë besoj se shembujt e parë që kanë nisur flasin vetë.

Ata që kanë vendosur të braktisin detyrën e të dalin në rrugë duke bërë thirrje për ndryshim të qeverisë me dhunë. Dukej sikur më në fund ishte krijuar maturia për të mos bërë sjellje të tilla por Partia Demokratike dhe ajo tjetra që është simotra e njërës apo tjetrës sipas radhës kanë ndërmarrë këtë akt. Qeveria nuk preket dot. Po të ishte për qeverinë nuk do t'i hynim fare këtij diskutimi. Po nga këto ngajrje preket Shqipëria në sytë e botës si një vend ku nuk duhet shkuar dhe nuk duhet investuar. Nëse urën për të ardhur këtu e kalojnë më pak vizitorë ka më pak të ardhura për ata që jetojnë këtu. Preket drejtpërdrejtë ekonomia e cdokujt. Ata që nisen nga Berati janë në të drejtën e tyre që mos na votojnë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë cfarë i bëjnë qeverisë por vetes. Duke shkuar mbas bejhait në Tiranë con kudo mesazhin që të mos vijë këtu. Po të pyesni rreth e rrotull ata që tregtojnë në Tiranë, do t'iu thonë se pas 16 shkurtit, konsumi i tyre ra. dhe kjo punë nuk ka asnjë shans të mbarojë me prekjen e një fije floku të qeverisë", u shpreh Rama.

Ora 15:34
FOTO LAJM/ Rama 'mitting' në Berat

Edi Rama ndodhet në Berat ku po takohet me qytetarë në kuadër të aktivitetit Bashkia që Duam. Në kudër të këtij aktiviteti u mblodhën me mijëra qytetarë, duke treguar forcën e forcës qeveritare një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 15/03/2019 19:45

    Shyqyr zoti që nga këto protesta nuk preket QEVERIA, por preket vetëm EKONOMIA.. GËZONI O POPULL SE QEVERIA ËSHTË SHËNDOSH E MIRË, SA PËR EKONOMINË SKA GJE SE JEMI MËSUAR QË TË KEMI 36%TË BUXHETEVE FAMILIARE VETËM PËR TË NGRËNË BUKË.. AHHH SHQIPËRI È BUKUR NUK tu ndanë hallet.

    Përgjigju
  • Robi: 15/03/2019 16:33

    Populli eshte ne fakt i merzitur se ka nje muaj qe nuk i sheh ne ekran sharebajgat e leshitdhise duke kakarisur per reformat ne arsim, drejtesi, ekonomi, politike, dhe kjo eshte vertet tronditese

    Përgjigju
  • S'Edi Rama: 15/03/2019 15:51

    Ec aty bisha! U gjet fajtori edhe per deshtimin ne ekonomi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN