TIRANE - “Qershia mbi tortë”. Këto fjalë zgjodhi kreu i qeverisë shqiptare ndaj bekimit që Papa Françesku i dha djalit të tij 2 muajsh, Zahos.

Vogëlushi mori bekimin e Atit të Shenjtë, ndërsa Papa Jorge Mario Bergoglio linte Tiranën pas zhvillimeve të ngjeshura në vizitën e tij 11 orëshe në vendin tonë.

rama

Pikërisht në dhomën VIP të terminalit të aeroportit “Nënë Tereza”, që kryeministri i dha mirëpritjen e parë Papa Françeskut, në ikje tashmë, Ati i Shenjtë i dha bekimin e dytë Zaho Ramës duke e puthur vogëlushin në duart e Linda Ramës.

papa linda rama

Ati i Shenjtë i dha bekimin e parë fëmijës kryeministror kur Linda Rama ishte në muajt e parë të shtatzënisë, gjatë vizitës që kryeministri zhvilloi në Vatikan.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)