Thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, pas shtatë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka krahasuar Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Rama si Lukashenko! Diktatorët janë njësoj!”, shkruan Bardhi në një reagim të shkurtër në rrjete sociale.
Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog të Ramës nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës.
Në reagimin e tij Bardhi hedh gjithashtu akuza për vjedhje zgjedhjesh, dhunë dhe kërcënime, duke pretenduar se Rama dhe Lukashenko veprojnë njësoj por edhe fundin e kanë të njëjtë
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“RAMA SI LUKASHENKO!
DIKTATORËT JANË NJËSOJ!
Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë.”
Lajmi kryesor:
Protesta/ Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Dialogu për të fituar kohë, jo për zgjidhje! Tabaku: Koha e tij ka përfunduar








