TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama në reagimin e tij në rrjetet socialiste e akuzoi kryeministrin Berisha se noton në një det me gënjeshtra, se sipas tij, opozita nuk e lë atë të bëjë detyrën si duhet.

“S'kam faj,nje cope kryeminister jam,s'mle opozita!", shkruan Rama në statusin e tij në Twitter.

“I shkreti KM, se le opozita te luftoje krimin e korrupsionin, te hape vende pune e integroje Shqiperine ne BE! Gjynah, ska faj, ska asgje ne dore”, thotë kryesocialist Rama.

Ndërkaq, në lidhje me punën e Berishës, Rama shkruan se “ato qe ka ne dore i ben me mire se askush, KM genjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket”.

Reagimet e kryesocialistit erdhën pak minuta pas deklaratave të kryeministrit Berisha për vizitën e tij në Londër dhe pasionin për notin.
(gm/Shqiptarja.com)