Rama: Berisha bluan dokrra
Qeveria në zverkun e biznesit
Kryeministri Sali Berisha sulmoi sot opozitën në lidhje me sistemin e taksave progresive. Sipas tij, “ata që kërkojnë të kthehen kohërat e atyre taksave që i lanë mbrapa, luftojnë me mullinjtë e erës”. Kreu i PS përgjigjet në Twitter.
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha sulmoi sot opozitën në lidhje me sistemin e taksave progresive. Sipas tij, “ata që kërkojnë të kthehen kohërat e atyre taksave që i lanë mbrapa, luftojnë me mullinjtë e erës”.
Përgjigjja ka ardhur nga direkt nga lideri i socialistëve, Edi Rama, përmes një mesazhi në Twitter: “Opozita luftuaka me mullinjtë e erës kur kërkon taksim të ndërshëm? – pyet Rama – Jo, Kryeministrit po i merr era mullirin ku bluan dokrrat e tij e pasuritë e popullit”.
Sipas kreut të PS, “biznesi s’ka problem barrën fiskale por barrën e korrupsionit, ryshfeteve, gjobave, referencave, barrën e qeverisë që i ka hipur në zverk”.
Kryeministri deklaroi sot gjithashtu se në vendin tonë “bujqësia dhe agrobiznesi në tërësi përbën mjaft problem”. Dhe për ta zgjidhur këtë ai sygjeroi që “me anë të ndihmave të BE-së duhet të përcaktojmë një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë”.
Por Rama replikoi se “kjo ndihmë vjen pas statusit”. Dhe kjo është “një arsye pse statusi s’digjet për Jozin e Ristanin”, tha kryesocialisti duke iu referuar debateve mes mazhorancës dhe opozitës mbi çështjen e presidentit të ardhshëm dhe atë të reformës zgjedhore.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18