Rama: Berisha përgojues i ligë
Kemi votuar çdo heqje imuniteti
Kryesocialisti Edi Rama reagoi sot në Twitter ndaj batutave të Kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë që kishin të bënin me çështjen e imunitetit. Ai i cilësoi si gënjeshtër aludimet e Kryeministrit sipas të cilit është deputeti i PS Tom Doshi që e pengon heqjen e imuniteteve për zyrtarët e lartë. “Tom Doshi është pa imunitet me votën e tij e tonën”, tha Rama.
TIRANE – Kryesocialisti Edi Rama reagoi sot në Twitter ndaj batutave të Kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë që kishin të bënin me çështjen e imunitetit. “Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS”, tha Rama ndërsa e cilësoi një gënjeshtër aludimet e kryeministrit sipas të cilit është deputeti i PS, Tom Doshi që e pengon heqjen e imuniteteve për zyrtarët e lartë. “Tom Doshi është pa imunitet me votën e tij e tonën”, tha Rama.
Berisha këshilloi kreun e PS që të “mos dëgjojë më këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë”.
Gjatë mbledhjes javore të Qeverisë Kryeministri gjithashtu i tha Ramën që “të mos dëgjojë nënkryetarin në hije të PS, që mbron pasuritë e tij, aspak të qytetarëve, të bëjë zgjedhjen midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit që ka 20 vjet që e voton e robtohet pas tij”.
Por Rama e cilësoi si një “ligësi të gjallë” ekzistencën e një Këshilli Miliarderësh në PS që s’do heqjen e imunitetit. Sipas tij, Partia Socialiste “ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht, edhe për veten”.
Shefi i selisë rozë nënvizoi “dallimin kuptimplotë” mes partisë së drejtuar prej tij dhe atë të Berishës: “Në PS ka disa biznesmenë që janë deputetë, në PD ka një Kryeministër dhe ministra që bëjnë biznes”.
“Jetojmë në një sistem ku sipërmarrja e lirë është themeli dhe ka të drejtë të përfaqësohet, po ku qeveria s’mund të kthehet kurrë në biznes”, përfundoi kreu i socialistëve.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50