Rama: Berisha rreh gjoksin
dhe duart i ka në korrupsion

Rama: Berisha rreh gjoksin<br />dhe duart i ka në korrupsion
TIRANË - I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Rama u pyet për qëndrimin amerikan në raport me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri ndërsa tha se Shqipëria duhet ta kapërcejë këtë si provë pjekurie dhe se duhet t'i jepet vendit një figurë e unitetit kombëtar. “Edhe sa i takon qëndrimit të BE-së, zgjedhja e Presidentit shikohet se duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij. Presidenti i zgjedhur nga qeveria nuk është as figurë uniteti e as shprehje e pjekurisë së politikës”, u shpreh Rama.

DUART E PASTRA
Sot, kjo qeveri i ka duart e zhytura deri rrëzë në batakun dhe llumin e korrupsionit. Ajo çka i ka mbetur është të thotë se djalli që njihni është në fund të fundit më i mirë se djalli që nuk njihni. Ne vërtet jemi të korruptuar por ata (opozita) janë edhe më keq. Kjo rëndon shumë dhe krijon një psikozë tek njerëzit e zhgënjyer nga politika”, tha Rama në intervistën për gazetarin Sokol Balla.

21 JANARI
Për 21 janarin, takimi në DASH ju afroi qëndrimin amerikan?
Nuk kemi folur për asnjë detaj të kësaj natyre, pasi interesi ka qënë që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur, pasi që me anëtarësimin në NATO gjërat nuk kanë shkuar si duhet.

Sa ju mbështeten në shqetësimin tuaj...
Nuk bëj spekulim me këtë takim të këtij niveli me miq e partnerë që kanë rëndësi të dorës së parë për ne, por mund të them pas asnjë ndroje se u dëgjuam me shumë respekt dhe interes.

U njohën me alternativën e PS për të ardhur në pushtet...
Nuk besoj që SHBA në këtë periudhë të kenë pasur arsye për të mos njohur aspiratat e të gjitha partive politike për të patur ambicie për pushtet.

BOJKOTI

Strasburgu dhe Brukseli kanë qënë më afër, me Uashingtonin patët një ngërc, sidomos për bojkotin tuaj. Mendoni që kjo vizitë ndikoi në heqjen e skepticizmit...
Më lejoni të them që në partneritetin më SHBA dhe përkatësisht me përfaqësuesin e tyre këtu jam ndjerë mirë sepse gjërat janë thënë hapur, drejtëpërdrejt dhe në mirëbesim. Pra mënyra si SHBA i janë qasur Shqipërisë dhe problemeve të saj, është e vetmja mënyrë që mund të ketë një fuqi madhore që ka luajtur një rol historik për Shqipërinë. Pa SHBA nuk do kishim shtetin që kemi sot, pa të nuk do kishte Kosovë të pavarur, nuk do të kishte një Serbi që tashmë është një kandidate për në BE, pa SHBA s'do kishte pasur të drejta për shqiptarët në Maqedoni, pa SHBA nuk do kishte demokraci në Shqipëri, pavarësisht se si është ajo, duke hedhur vështrimin tek ngjarjet e rënda në 96 e 97.

PRESIDENTI
Qëndrimi amerikan është ai i Arvizu, që flet qartë për dëshirën që Shqipëria përmes përfaqësuesve politikë të saj të kapërcejë procesi e zgjedhjes së Presidentit si provë pjekurie për një figurë të unitetit kombëtar. I qartë dhe për BE që zgjedhja e Presidentit, do të jetë moment vendimtar për të gjykuar zhvillimin politik, për të gjykuar se si do zgjidhet Presidenti. Një President i zgjedhur nga qeveria s'do ishte as figurë e unitetit kombëtar dhe pjekurie politike.

BERISHA BURR SHTETI
U konsiderua Berisha burrë shteti aty...?
Në nuk folëm për Kryeministrin Berisha, por për programin tonë, vizionin tonë për të ardhmen., se si e shohim të mundshme se si Shqipëria të ringrihet, dhe në nivelin që e dëshirojnë SHBA. Pra për të qënë një qeveri që do të mëshirojë vlerat dhe parimet që mëshiron SHBA, në funksion të mirëqenjes së shqiptarëve, një politike në Shqipëri që të mbyllë kapitullin e dasisë së gjatë dhe këtij mllefi të pafund që gjeneron në pafundësi në vend, për t’i hapur rrugën një politike të re.


Pse ka paragjykime ndaj projektit tuaj, cfarë duhet të bëni më shumë që ta kuptojnë të gjithë.?
Nuk del Berisha më para shqiptarë për qeverisje me duar të pastra, në mandatin e parë, të dytin e vodhi. Sot i ka duart të zhytura në llumin e korrupsionit, sot ai kërkon të thotë se djalli që nuk njihni është më i keq se djalli që njihni. Kjo rëndon shumë duke krijuar një psikozë tek ata, që janë të zhgënjyer nga politika, dhe nuk duan të përzihen.

EDHE META NË WASHINGTON?
Kam informacion që dhe Meta të shkojë në Washington. Cfarë i bashkon Ramën, Spahiun dhe Bashën, në Washington?
Unë bëj koment për kryeministrin nëse shkon, për të tjerët nuk bëj komente.

Në delegacion Harasani....?
Ne nuk kemi pasur luftë në PS. Ka qënë një periudhë e rëndë kur ishim të detyruar të silleshim si rezistencë opozitare. Përsëritja e vjedhjes në Tiranë i dha fund asaj lëvizjeje, që kishte qëllim të zgjoheshim dhe komuniteti ndërkombëtar të shihte se cfarë ka në Shqipëri. Sot partnerët tanë e dinë se problemi fillon tek zgjedhjet, dhe zgjidhja është tek zgjedhjet. Kështu që hymë në kursin tonë të ri për tu dhënë shqiptarëve programin më të mirë politik.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore