Rama:Bode të japë dorëheqjen
të zgjojmë frymën opozitare
Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se beteja kundër licensës së lotarisë kombëtare do të vazhdojë bindshëm në parlament dhe media. Rama i bëri thirrje deputetëve të PS-së të nisin lëvizjen e re për të zgjuar frymën opozitare tek njerëzit në emër të një misioni jo politik por patriotik.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se beteja kundërt licensën e lotarisë kombëtare do të vazhdojë bindshëm në parlament dhe media. Zoti Edi Rama i bën thirrje deputetëve të PS-së të nisin lëvizjen e re për të zgjuar frymën opozitare tek njerëzit në emër të një misioni jo politik por patriotik.
KUNDERSHTARET TANE KANE PUSHTETIN NE ZERIN E SE ARDHMES“Cdo deputet duhet të ndërmarrë komunikim të pandërprerë me cdo qytetar në cdo cep të Shqipërisë. Kundërshtarët tanë kanë pushtetin, mekanizmat e mashtrimit, paranë që rrjedh lum nga aktivitete kriminale, e deri tek mediat e paguara për të sharë opozitën. Ne kemi të drejtën që jetojmë në një presion konstant pa asnjë princip, dhe kjo nuk mjafton për të fituar zgjedhjet.
Aleati ynë është zëri i së ardhmes, zemra e popullit shqiptarë që ta bëjmë të rrahë fort përmes trokitjes tonë këmbëngulëse në emër të Rilindjes shqiptare. Që këtu e këtej duhet të bëjmë të pamundur për t’ia dalë një mison që nuk është partiak por patriotik.”- tha Rama para deputetëve të grupit PS.
Duke paralajmërua humbjen e marrjes së statusit të vendit kandidat, për të cilën Rama deklaron se qeveria do të vazhdojë të akuzojë dhe të demantojë opozitën. Kjo është dhe arsye për një lëvizje të re që do të nisë menjëherë, sy më sy me popullin për të jetësuar programin e Rilindjes Shqiptare.
BODE E BERISHA LUAJNE BIXHOZ NE TAVOLINEN E KESHILLIT TE MINISTRAVEKryetari i PS-së u ndal dhe në tenderin e lotarisë kombëtare. Ai tha se beteja do të vazhdojë në parlament e në media deri në fund.
“Është padrejtësi. Me dhjetra miliona euro në vend që të kthehen në investim për sportin e rininë do shkojnë në xhepat e njerezve të afërt të Bodes e Kryeministrit”- tha Rama. Ai akuzoi Boden se është “spekulator” dhe “duhet të japë dorëheqjen por dora e tij është zhytur kaq thellë saqë ai nuk e heq dot. Ne do ta zhbëjmë sapo të marrim qeverinë duke çmontuar tryezën e roletës ku kryeministri luan bixhoz me minsitrat dhe Bode darovit zarat për ta bërë lojën më fitimprurëse"
DENIMI I TAHIRIT I PADREJTE Rama u ndal dhe në dënimin me 5 milionë lekë që gjykata i dha ndaj deputetit Tahiri duke e quajtur “Të padrejtë”. " Vendimi u dha nga një gjykatës çeliku që refuzoi prova e dëshmitarë. Tahiri kishte prova e dëshmitarë se nuk kishte akuzuar se janë fëmijë të kryeministrit, por si fëmijë të kryeministrit kanë përfituar nga korrupsioni i kryeministrit. Dënimi i padrejtë do na bëjë të ndjejmë krenarë që ne nuk jemi njësoj por të na nxisë me kurajo për të goditu padrejtësinë kudo që ndodhet”- tha Rama.
sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 3245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë
26 Nëntor, 18:38
-
Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!
26 Nëntor, 18:33
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57