TIRANË, 9 Korrik/ATSH/ - Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore Amerikane Philip M. Breedlove, njëkohësisht Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve (EUCOM).
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Kryeministri Rama shkruan, "Me Komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Europë Philip M. Breedlove, i cili shprehu përgëzimet e tij për performancën e Forcave të Armatosura Shqiptare, në të gjitha misionet e NATO-s, si dhe shprehu besimin se Shqipëria, tashmë me statusin e vendit kandidat, do të zhvillojë edhe më tej këtë partneritet frytdhënës, në ruajtje të lirisë dhe paqes në botë". /gj.m/