Rama: Brenda 5 muajve ngrihet 
Shërbimi Kombëtar i Urgjencës 

Rama: Brenda 5 muajve ngrihet <br />Shërbimi Kombëtar i Urgjencës 
Shërbimi Kombëtar i Urgjencës do të nisë nga puna pas 5-muajsh dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga Spitali. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve në Kuvend, duke theksuar se urgjenca do të jetë e organizuar në të gjithë vendin dhe një autoambulancë do të mbulojë 25 mijë banorë, nga 43 deri në 70 mijë banorë në sistemin e vjetër. 

Sipas kryeministri, skema e re e Urgjencës do të mbulojë me shërbim të gjithë territorin e vendit nga Veriu në Jug. 

"Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, me një njësi të dixhitalizuar, hyn në punë brenda 5 muajve të ardhshëm. Dëgjova Saliun që tha ngjarja tragjike me atë nënën dhe foshnjen, ishte rezultat i shkatërrimit të urgjencës. E vërteta është që ne po e organizojmë sistmein e urgjencës dhe shumë shpejt të gjithë do të kenë mundësi të shikojnë që urgjenca do të jetë funksional në të gjithë territorin. është thjehst plotësimi i flotës me autoambulanca të reja dhe ndarja gjeografike e sistemit të urgjencës, sipas banorëve, ku i kam banorët duhet të kem autoambulancën, në një nuimër standard 25 mijë banorë. Ju e latë Shqipërisë një autoambulancë për 43 mijë banorë. Ka qarqe që një autoambulancë për 70 mijë banorë. Ajo që ne kemi bërë është që në të gjithë vendin do të ketë një autambulancë për 25 mijë banorë", u shpreh Rama. Sipas tij, shërbimi i autoambulancës nuk do jetë në dorë të çdo spitali por të Shërbimit Kombëtar i Urgjencës. 

112-a do të jetë numri i telefonit në dispozicion të qytetarëve për të marrë shërbimin e urgjencës.

"Pasi të ngrihet Shërbimi Kombëtar i urgjencës, çdo familje nga Vermoshi në Konispol do të ketë vetëm një numër, 112. Dhe nuk do pyesë spitalin, por do të sinjalizojë direkt autoambulancën. Autoambulanca do të jenë të pajisur me sistemin GPS dhe e gjithë lëvizja e tyre do të jetë e monitoruar", tha Rama.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit