Rama:Bunk'Art 1,2 po njohin
botën me tmerret e komunizmit

Rama:Bunk'Art 1,2 po njohin<br />botën me tmerret e komunizmit
Kryeministri Edi Rama në kremtimet e 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit pas lajmit që Hapja e Dosjeve do të promovohet me dosjen e saj, kujtoi se kjo nismë qeveritare vjen pas hapit të parë për çeljen e muzeve të kujtesës Bunk’Art 1 e Bunk'Art 2.

Rama u shpreh se këto muzeume e kanë bërë Shqipërinë shumë më të njohur në botë se Muzeu Kombëtar për të cilin nuk është folur kurrë.

“Ne kemi ndërmarrë një çështje që ju jeni dëshmitarë, ka ndeshur në një kundërshti gati të pashpjegueshme por që mjafton pak përqendrim për ta shpjeguar lidhur me kthimin në vendet e krimit për t’i hapur dhe për t’i transformuar në vende pelegrinazhi të publikut në mënyrë që fëmijët tanë që mund ta prekin historinë tragjike të komunizmit. Ju keni parë se si hapja e muzeumeve, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 kanë ngjallur një reagim instiktiv të jashtëzakonshëm, ndërkohë që mbetet motiv krenarie për ne që i kemi bërë të mundur sidomos të rinjve por edhe të huajve që këtë histori të tmerrshme të mund ta përjetojnë përmes shkuarjes në disa vende ku ajo ka marrë impulset e veta më barbare. Duam s'duam është fakt që në botë është folur shumë më tepër për këto muzeume se sa për Muzeun Historik Kombëtar që nuk është folur kurrë”, është shprehur Rama.
 
Pas kësaj deklarate, Kryeministri Rama ka kujtuar betejën e qeverisë për këto projekte të cilat kanë hasur shpesh jo pak kundërshtime. Mesazhi i Kryeministrit në fjalën e tij ka qenë që hapja e muzeve dhe e dosjeve ka për qëllim që përdorimi i tyre për të krijuar mllefe dhe urrejtje të mos përsëritet më.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......