Rama çel fushatën elektorale të PS në Durrës: Do jetë një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe! Dy hijet e së kaluarës duan ta kthejnë prapa

Kryeministri Edi Rama ka hapur fushatën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit ku ashtu si në Tiranë, takimi me qytetarët u mbyll me mbjelljen e pemëve, në zonën e Vollgës. Kreu i qeverisë tha se qyteti i Durrësit ka arritur një transformim rrënjësor dhe se do të kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Ai tha se vijon puna për dy portet e qytetit, po ashtu për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe projektet e ndërmarra nga bashkia.

“Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, me investimet e reja masive që do bëjmë, Durrësit do ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Kjo do të thotë se do rriten mundësitë për punë dhe jo vetëm kaq, do kenë punë më të mirëpaguara. Në Durrës janë dy porte kyçe, për të dyja këto porte jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do vijojnë intensivisht punimet. 

Në Porto Romano kemi një përmasë ushtarake për të krijuar një baze operacionale të NATO-s në njërin krah të portit. Kur po vija po shikoja edhe bazën e hekurudhës. Me linjën e re hekurudhore dhe me trenat e rinj që do vijnë, një tjetër infrastrukturë e rëndësishme do t’i shtohet Durrësit,. Ashtu sikur po vijojmë me punën me qeverinë e Kosovës për hekurudhën nga Durrësi drejt Kosovës që mundëson një tjetër hyrje të mallrave në të gjithë rajonin. Janë edhe projektet e bashkisë për të cilat ne komunikojmë me Anin vazhdimisht. Besoj e keni parë kantierin e shëtitores së plazhit. Po punojmë edhe me projektin e zgjerimit të rërës. Do kthehet e gjithë ajo hapësirë fantastike që ka qenë dikur kur akoma plazhi nuk ishte ngushtuar nga ndërtimet e reja”- u shpreh Rama.

Ai theksoi se një Durrësi gjatë drejtimit të kryebashkiakes Emirjona Sako është kthyer në një qytet më të pastër. Teksa përmendi disa prej projekteve të cilat janë në zbatim e sipër, kryeministri thumboi edhe dyshen Meta-Berisha, duke theksuar se pas gjithë arritjeve të shënuara, Durrësi nuk mund të kthehej mbrapa.

“Dua të mbyll duke u kërkuar të gjithëve të bëni një krahasim shumë të thjeshtë. Përfytyroni cfarë pafytyrësie duhet për të ardhur këtu dhe për të kërkuar votën e qytetarëve të Durrësit për ta kthyer Durrësin mbrapa , aq mbrapa sa të kthehet në një qytet ku vendosin dy hijet e së kaluarës me një kukull që kanë vendosu këtu. Nuk kam asgjë me kukullën e vendosur këtu, por Durrësit i duhet të vazhdojë përpara.

Është e pamundur që Durrësit ta cojë nëpërmend se mund të kthejë drejtimin dhe të lërë rrugës gjithë këto gjëra të mëdha që janë nisur tanimë për t’u futur në një cep të errët. Është momenti që të fillojmë edhe këtu me mbjelljen e disa pemëve. Fushatat shkojnë e vijnë”-tha Rama.

Ditën e djeshme, Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke premtuar se do të ketë takime të vogla me qytetarë dhe se gjysmën e shpenzimeve për fushatën do të jepen për mbjelljen e pemëve në të gjitha bashkitë e vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Mbjellja e pemëve në Durrës, qytetarja-Ramës: Për 30 vite kam votuar PD-në, tani erdha me vrap, ta mbjellim bashkë! S’ka rëndësi blu apo e kuqe

 

Gjatë mbjelljes së pemëve në qytetin e Durrësit ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken Emirjana Sakon për çeljen e fushatës elektorale, një e moshuaru ofrua për të mbjellë një pemë dhe për të dhënë mesazhin e rëndësishëm.

Duke theksuar se për 30 vite me rradhë kishte votuar PD-në, qytetarja falenderoi kryebashkiaken e qytetit dhe tha se nuk kishte rëndësi ndarja partiake kur bëhet fjalë për të ecur përpara.

Qytetarja: Unë s’jam e ftuar nga asnjë.

Rama: Ke ardhur vetë?

Qytetarja: Po, se 30 vjet kam votuar Partinë Demokratike

Rama: Ashtu?

Qytetarja: Po, të gjithë durrsakët e dinë që unë jam me PD-në. Kryetarja ku është?

Emirjana Sako: Unë këtu jam.

Qytetarja: Së pari dua t’ju them faleminderit që mbajtët fjalën për lagjen time. Se kur kam bërë takimin e parë më premtoi që këtë lagje do ta transformojë dhe unë ju betova që nëse do më mbash llafin, e unë të ndjehem njeri, unë do votoj për ju. Ja ça bëra sot. Unë nuk e dija se kryeministri do të vinte, e mora vesh rastësisht dhe shih si erdha. Me vrap! E dyta desha të jap një mesazh, ta japim të dy.

Rama: Po më thuaj.

Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse unë jam e djathtë, edhe ju jeni aq i djathtë sa jam unë, se vë në dyshim fare këtë.

Qytetarja: Ta mbjellim këtë pemën bashkë dhe t’u themi këtyre shqiptarëve: Ej nuk ka rëndësi jam blu apo e kuqe, rëndësi ka që ne ta duam njëri-tjetri dhe ta bëjmë këtë vend, se u lodhëm! Si thua?

Rama: Jam shumë dakord, hajde!

Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse është blu apo i kuq, është kryeministri im. Nëse nuk arrijmë ta kuptojmë, nuk ecim dot përpara.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lami: 13/04/2023 05:41

    NUK ECET KESHTU PERPARA O RAMA,,,DUKE MBJELLE NJE PEME NE DURRES,,,DURRESI ZHVILLOHET DUKE NDRYSHUAR STANDARTET NE NNDERTIM,,HAPSIRAT E GJELBRA,,URBANIZIM,,DURRESI ESHTE BETONIZUAR ME PALLATE NE KOHEN E DAKOS,,,,ATO PALLATE NE PLAZH -EDHE GOLEM DUHEN SHEMBUR TE GJITHA ASHTU SIC U SHEMB RESORTI PRESTIGE, ,KJO ESHTE ZGJIDHJA E DURRESIT E ATY TE NDERTOHEN HOTELE,,,ME DISTANCE 100 M NGA NJERI-TJETRI....SOT GJENDJA E DURRESIT ESHTE SI NJE PERSON I KAPUR NGA FYTI.....

    Përgjigju
  • janos: 13/04/2023 01:04

    me llafe edi rama e ka bere shqiperine lule ,,por ne realitet shqiperia eshte shume keq....

    Përgjigju
  • Gentos: 12/04/2023 20:19

    Bravo Qytetares!

    Përgjigju
  • Semi: 12/04/2023 19:18

    Keshtu vazhdoni mos e ndaloni punen se po zhvilloni cdo cep te shqiperis

    Përgjigju
  • Soni: 12/04/2023 19:16

    Durresin e keni bere nje vend shume te bukur

    Përgjigju
  • Bjordi: 12/04/2023 19:05

    Durresi eshte dhe do te mbetet nje nga destinacionet me te preferuara

    Përgjigju
  • Mondi: 12/04/2023 19:02

    Fale projekteve te ndryshme qe po behen Duresi po merr zhvillimin e duhur

    Përgjigju
  • Ani: 12/04/2023 18:53

    Prokejet e parashikuara per kete qyetet jane verget te medha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet