Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas çeljes së fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit nga Partia Socialiste duke deklaruar se Rama ka rënë dhe se opozita nuk tërhiqet asnjë hap pas nga misioni, sipas tij për të çliruar Shqipërinë. Ai ka publikuar edhe një video, ku rendit sipas tij faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej. Nesër opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare duke kërkuar largimin e Edi Ramës. 

Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:

Kur i dha pushtet kriminelëve!

Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!

Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!

Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!

Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!

Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!

Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!

Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!

Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!

Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!

Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!

Kur bllokoi rrugën drejt Europës!

Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!

Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!

Kur mbylli gjykatat!

Kur ja dorëzoi shtetin banditëve! 

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

Asnjë hap pas!

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa” deklaron Basha.