PS hap fushatën, Rama: 30 Qershorin nuk duam ta fitojmë ne, por qytetaria

Partia Socialiste hapi pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në mungesë të opozitës kryesore në zgjedhje, kryeministri Edi Rama u shpreh se qëllimi i 30 Qershorit është që të fitojë qytetaria. "Kjo që nisim sot nuk është një fushatë zgjedhjesh pa kundërshtarë, por një betejë e madhe historike me kundërshtarët e zgjedhjeve. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qytetarinë, përgjegjshmërinë kombëtare dhe përgjegjësinë" tha ai. Në 30 qershor, u shpreh ai fillon një epokë e re duke lënë pas fantazmat dhe hienat e së shkuarës. Rama shpjegoi edhe njëherë se përse 30 Qershori nuk mund të ndryshojë. Ai u foli edhe demokratëve, duke thënë se opozitarët nuk futen në zgjedhje, pasi kanë frikë nga humbja që i pret.

 

Rama kishte një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që kërcënojnë me bllokimin procesit e zgjedhor.  "Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur edhe lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE" tha ai. Gjithashtu Rama u kujtoi opozitarëve që të mos e marrin vetëpërmbajtjen e socialistëve për qetësi dhe tulatje, pasi po luajnë me zjarrin. "Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin". Në fund ai dha edhe një qasje personale duke thënë se mund të jetë arrogant, por kurrë kriminel dhe hajdut.

 

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t'u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por Edi Rama është shprehur i prerë se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë. Ndërkohë që nesër në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Bojkoti i PD-LSI/ Rama: Në 30 Qershor do të lëmë pas fantazmat dhe hienat

Referuar bojkotit të opozitës PD dhe LSI në zgjedhje, Rama tha se në 30 qershor do të lënë pas fantazmat dhe hienat e së shkuarës. "Në fund kam një mesazh shumë personal për të gjithë qytetarët e këtij vendi, unë nuk jam më i miri as i pagabueshëm, kam të metat dhe kusuret e mia, si njeri dhe kryeministër, bëj sa mundem dhe jo sa dua dhe jo gjithmonë arrij që të bëj aq mirë sa dua atë që mundem, por sot u them se po të ishte ceshtje personale do e kisha lënë prej kohësh këtë punë dhe nuk do të mbaja mbi shpinë rrebeshin, po të ishte për përfitime personale ju garantoj që as nuk do ta kisha marrë përsipër. Unë mund të jem pasionat apo arrogant po të doni, por kurrë nuk kam për të qenë materialet apo kriminel si ata që më ngrenë dhe më ulin si të tillë nga viti në vit.

Unë mund të bëj gjykime të gabuara, mund të marr edhe vendime të gabuara, por kurrë as kam bërë dhe as kam marrë asnjë vendim për gjëra të gabuara. Kurrë nuk kam për ta fituar dorën në xhepin e asnjë njeriu të gjallë, apo të hedh firmën për të dëmtuar vendin. Nuk kam si ti provoj fjalët e mia për veten time, por gjithmonë i kam sfiduar dhe sfidoj ata që thonë të kundërtën me prova dhe jo me fjalë dhe sajesa të ulëta. Është bindje atdhetare dhe sfidë me historinë që besoj që mund ta fitoj, pasi kam mbështetjen e të gjithëve ju. Le të thonë cfarë të duan, le të lehin sa të duan, kjo është e vetmja parti e shqiptarëve që kurrë nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar dhe me të gjitha të metat, në historinë e tre dekadave mbetet forca më e madhe, më e fortë dhe më e aftë.

U bëj apel shqiptarëve që 30 qershori do të nxjerrë kush do i drejtojë bashkitë por do të vendosë edhe ikjen përfundimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënien pas të fantazmave dhe hienave të së shkuarës. Këtu do të jemi dhe do ta shohim vetë se si pas 30 qershorit gjërat nuk do të jenë njëlloj si më parë. Kush kujton s edo të shkatërrohet demokracia meqë disa parti të falimentuara nuk u futën në zgjedhje gabon, edhe për ata vetë nëse do të dinë ta lexojnë të vërtetën se vetëm humbasin. Kur të ketë marrë fund edhe kjo aventurë e çmendur, nuk kemi për la lënë dot
" tha ai.

Ora 17:51
Rama: Kush prek zgjedhjet i ndalohet hyrja në SHBA, po nuk besuat pyesni plakun (Berishën)

Kryeministri u ka kujtuar edhe njëherë atyre që mendojnë të bllokojnë zgjedhjet në 30 qershor se cfarë i pret. "Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit. Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE".

Ora 17:48
Rama: Berisha me pinokun në krye të partisë po luajnë me zjarrin, mos guxoni!

Në mungesë të opozitës kryesore në zgjedhje, kryeministri Edi Rama u shpreh se qëllimi i 30 Qershorit është që të fitojë qytetaria. "Kjo nuk është fushatë pa kundërshtarë, por betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve. Një plak i marrë dhe i marrë fund që është mësuar që të luajë me zjarrin, që e ka djegur njëherë Shqipërinë, dhe erdhi në pushtet duke përfituar nga përçarja jonë dhe kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes së tij dhe atë pinokun e vogël që ka në krye të partisë së tij. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qytetarinë, përgjegjshmërinë kombëtare, përgjegjësia.

Kundërshtari kërkon njerëz lart e poshtë për një turp që do ta dëmtonte shumë rëndë Shqipërinë, që do ta bënte këtë vend skenë barbarie për të marrë peng zgjedhjet nga bandidizmi. Do ta damkoste këtë vend në mbarë Europën. Mos guxojë kërkush që të mendojnë një maskarallët të tillë ndaj vendit, që nuk është i asnjë partie, por i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Të dalësh kundër zgjedhjeve fizikisht do të thotë të dalësh kundër Kushtetutës
" tha Rama.

Ora 17:36
Rama: Ademi kryebashkiakja më e paaftë, Berisha i shtrembër si gungë dhe gojështhurur

"As vetë Tiranë nuk është ende si e duam nesër për fëmijët, por shikoni se ku janë sot krahasuar me ku ishim dje, vetëm 4 vite më parë. Shikoni se cfarë bënë me Shkodrën për 30 vite dhe cfarë bëmë ne me Vlorën në 4 vite. Duhet të jesh komplet qorr për të mos bërë dallimin, mes verbërisë së tyre dhe vizionit tonë për Rilindjen Urbane. Kudo që jemi investuar për të zeruar ndotjen nga plehrat, ata thonë vjedhje, vjedhje, vjedhje. Priteni kur të fillojnë edhe për zhdukjen e kancerit të Porto Romanos, që do e kthejmë në një park të madh.

Vjedhje edhe në Lungomare....që do të vijojë me të tjera vepra shembullore. Rrugën Milot-Balldren e kthyen në autostradën e vdekjes, ne do e transformojmë në një autostradë të standardit A. Në Shkodër mezi i bëmë ca punë, duke anashkaluar kryebashkiaken më të paaftë. Këta njerëz mendojnë dhe shikojnë vetëm vjedhje. Për ata të punosh do të thotë të vjedhësh dhe duket se nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se cfarë do të vjedhin. Ata janë të mbrapshtë, nuk drejtohen dot, ai që prej 30 vitesh u ka dhënë formën e tij të shtrembët si gungë dhe gojën e tij të shthurur
" tha Rama.

Ora 17:35
Rama: Opozita dembele, e dëshpëruar, në panik dhe e paaftë, ne do ecim përpara

"Ata kanë të drejtë që të bërtasin dhe ulërasin, të na shajnë dhe mallkojnë, por është e drejta e tyre për të sabotuar çeljen e negociatave, por ta harrojnë se kanë në dorë gjë tjetër përvecse të vetëvriten politikisht dhe të nxijnë faqen e tyre dhe Shqipërinë me gënjeshtrat dhe shpifjet skandaloze.

Ata kanë një problem, janë pak, ne jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë. Ata janë frikacakë dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi guximtarë dhe të vendosur për të bërë shtet, ku drejtësia është e barabartë. Ata janë në panik prandaj i drejtohen dhunës. Ata janë të verbuar
" tha Rama.

Ora 17:30
Rama: Opozita ka frikë që të futet në zgjedhje, mos e çoni në mendje bllokimin

"Sot nis maratona jonë 30 ditore për konfirmimin e PS-së si forca e padiskutueshme e ndryshimit dhe zhvillimit në cdo bashki të Shqipërisë. Për një betejë politike më të qartë se asnjëherë mes të shkuarës dhe ardhmes, ne duam ta cojmë Shqipërinë përpara me punë dhe atyre që duan ta kthejnë me baltë, sherr dhe konflikt. Ne duam një vend normal për fëmijët tanë, ata duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë. Sot është 1 Qershori, dita e fëmijëve dhe ardhmësirë që duam të ndërtojmë për ata.

Rruga e vështirë që kemi zgjedhur, që askush nuk guxoi ti i imagjinonte është detyrimi unë ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje që janë braktsiur nga kundërshtarët tanë kryesorë politikë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëvee dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të cdokujt prej jush dhe kush e con ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përves njeri tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pengohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë
" tha Rama.

Ora 17:30
Eneda Tarifa në çeljen e fushatës së PS: Sikur të kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, pale se si do të ishte Shqipëria

1559402742_edirama.jpg

Këngëtarja Eneda Tarifaj ka komplimentuar live kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Në aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ajo ka treguar se do të votojë për Veliajn. Muzikantja gjithashtu ka përdurur një metaforë për të përgëzuar kryebashkiakun aktual.

Sikur të kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, pale se si do të ishte Shqipëria. Sepse mjafton të shikojmë ndryshimet rrënjësore për të kuptuar se cila është zgjedhja e duhur për këtë vend.

Nuk jam ndonjë simpatizante partie por falë punës së Erion Veliajt ka lezet të dalësh shëtitje më vajzën nëpër qytet”, është shprehur Tarifa.

Ora 17:30
Rama sfidon hapur opozitën, ja si si e ka transformuar sloganin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur opozitën joparlamentare. Ai është shfaqur para qytetarëve me një bluze ngjyrë blu, ndërsa ka transformuar sloganin e opozitës 'Rama ik'.

Kryeministri ka shkruar në bluzë 'Rama ik përpara', duke injoruar thirrjet e opozitës që kërkon rrëzimin e tij.

Ora 17:25
Artistët dhe sportistët krah Veliajt: 30 qershori të jetë pa rrëmujë, duam ta shohim vendin tonë të ecë përpara

1559402419_ERIONVELIAJ222.jpg

Veç aktorit Gaz Paja, përkrah Veliajt janë shfaqur edhe atletja Luiza Gega, këngëtarja e mirënjohur Eneida Tarifa dhe sportisti Izmir Smajlaj.

Ata thanë se duan ta shohin vendin e tyre të ecë përpara, ndaj edhe mbështesin punën që ai ka bërë për Tiranën.

"Dua ta shoh vendin tim të ecë përpara dhe më bëhet zemra mal kur shikoj sa shkolla dhe terrene sportive shtohen cdo ditë. Dua që ky zhvillim që po i bëhet vendit, ne e meritojmë ta ngremë vendin tonë sa më lart" tha Luiza Gega.

Ndërsa Smajlaj dha një mesazh që 30 qershori të jetë pa dhunë.

'Kam ardhur për të dhënë një mesazh jo politik, që 30 qershori të jetë ditë e zakonshme, pa rrëmujë dhe pa dhunë', u shpreh Smajlaj.

Ora 17:20
Veliaj: Fëmijët e parritur s'janë gati për betejë! Vendi nuk do të kthehet në '97

E ndërsa sulmoi PD-në dhe LSI-në, Erion Veliaj që rikandidon për bashkinë e Tiranës u shpreh se vendi nuk do të lejohet që të kthehet në 1997, prandaj do të zhvillohen zgjedhjet.  "Kjo është Tirana jonë. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo është fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje për të gjithë miqtë nga Shkodra, Kukësit, Elbasanit dhe të gjitha qarqeve të tjera. Sot është 1 Qershori, PS-ja ka menduar për gjeneratën e ardhshme dhe jo zgjedhjet e ardhshme, gjithmonë. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe fëmijët. Para katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora, tani i ka ardhur ora, por SHQUP-it i ka mbetur ora.

Ne nuk mund tu themi fëmijë se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje dhe do të bllokohet, se një grup fëmijësh të parritur nuk janë gati për betejë. Prandaj në 30 Qershor duhet të fitojë Shqipëria dhe fëmijët kudo që janë. Shqipëria ka bërë progres, ama në 30 qershor e kemi vetë në dorë që ti japim fund tranzicionit dhe të jemi vendi dinjitoz. Gjatë këtyre viteve jemi mundur që ku ka pasur një mundësi dhe nevojë. Me Edi Ramën dhe të gjithë bashkitë atë që kemi bërë në Tiranë do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë.

Sot me ne nuk janë vetëm socialistët, pasi besojnë se vetëm PS-ja mund ta qeverisë cdo bashki me dinjitet. Për të gjithë ata për të cilët fëmijë është më i rëndësishëm se partia dhe nuk duan të kthehen në 1997 dhe e duan Shqipërinë si gjithë Europa, është Partia Socialiste. Ka njerëz të cilët mendojnë se vetëm ne socialistët e kemi këtë opinion, por ftoj dy miqtë e mi sportisë dhe artistë. Para se Edi të fillojë, i kemi dëgjuar edhe të tjerët, nuk kanë ide dhe vizion thonë vetëm 'Rama ik'. Si provë e faktit që i kemi dëgjuar, ca herë jemi dakord, po Rama duhet të ikë përpara fort për të drejtuar Shqipërinë." tha ai.

Ora 17:19
Nga celebrimi në fushatë/ Gaz Paja: Dua të bëhem pjesë e historisë

1559402468_GAZPAJA.jpg

Pak pas celebrimit të dashurisë së tij në martesë, Gaz Paja është shfaqur krah Erion Veliajt në çeljen zyrtare të fushatës së PS-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Gaz Paja tha se është bërë pjesë e ekipit të tij sepse do që të hyjë në histori.

"E di që këto çuna dhe goca do hyjnë në histori dhe unë duam të jem pjesë e historisë", u shpreh Gaz Paja.

Ora 17:15
Kandidatja e PS për Durrësin: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë europiane

Kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako e cila kandidon në zgjedhjet lokale të 30 qershorit u prezantua sot në hapjen zyrtare të fushatës. Ajo deklaroi se ndihet e nderuar që është pjesë e familjes socialiste.

Ajo bëri një thirrje për qytetarët që të bëhen bashkë për Durrësin që duam dhe për Shqipërinë Europiane që duam.

Ora 17:13
Prezantohet kandidati i PS për Shkodrën: Voltana koha jote perëndoi

Kandidati i PS për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri deklaroi se tashmë ka ardhur koha që Shkodra të drejtohet nga PS. Ai deklaroi se koha e Voltanës ka mbaruar.

"Bashkia e Shkodrës do drejtohet nga PS. Thotë Voltana që nuk më mbështet kryeministri, por si të të mbështesë kur ti vjen me molotovë në Tiranë. Koha e tyre perëndoi. Bashkia e Shkodrës është në një moment historik", u shpreh Pjetri.

Ora 17:11
Çelja e fushatës/ Balla: Nuk ka budallenj që ti besojnë Lulit, Saliut dhe Monikës

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur fjalën i pari në çelje të fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. "Ne jemi këtu të gjithë bashkë në 30 qershor kur do të fitojë shteti institucional, Shqipëria dhe e ardhmja. Ne kemi ofruar modele të suksesshme të qeverisjes vendore. Kemi qeverisur me sukses në 35 bashki, në 30 qershor do të qeverisim edhe në 25 të tjerat. Shpreh bindjen e thellë se PS-ja do të jetë në qeverisje edhe kur të marrë datën për anëtarësim. Dy fjalë për ata që thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Nuk ka më ende ndonjë budalla që ti besojë Lulit, Saliut dhe Monikës dhe të marrë veten në qafë" tha ai.

Ora 16:55
FOTOT+VIDEO/ PS çel fushatën, mbështetësit e panumërt nuk i zë as salla
/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perpara....: 01/06/2019 23:48

    Sa fallco e ne ankth jeni o te mjere...ju lexohet ne cdo sekonde ne cdo shikim ne cdo xhest qe beni. Luften me te madhe e keni me vetveten me tuajet! Sa per kalamajte apo gungaçet e opozites mos i shisni popullit keto dokra sepse ata kalamajte e gungaçet jane partneret tuaj me te forte. Prandaj jeni nxirosur sepse pa ata ju shkoni ne ferr.

    Përgjigju
    • Qytetari vlore: 02/06/2019 08:01

      Rama perpara .. se kujt po i plas se po nuk u fut pd ne zgjedhje.. vetem ne shqiperi duhet ti lutemi nje partie flliqsire per zgjedhje.. pisat e pd

  • Neli: 01/06/2019 21:29

    MIRE HAJDUT PO TANI PO PERPIQET TE FRIKESOJE SHQIPETARET PER 30 qershorit ....KY ESHTE THJESHTE MASHTRIMI I RADHES

    Përgjigju
  • Hahahaha: 01/06/2019 21:13

    O lodhi kot se nuk ka zghjedhje PA opoziten ne asnji vend te botes

    Përgjigju
    • shqupist leshi: 01/06/2019 21:34

      Po pse mor djale ma lodhe ate pak mendje qe ke?nuk ka opozit the?a e ke pare ate listen e partive?jane nja 36 a me shume.per ke opozit e ke fjalen?per ate qe i dha mandatet dhe te tradhetoj dhe ty qe i voteove?apo per ate qe del gjthmon kundra interesave kombetare?per ke e ke fjalen?zgjohu nga gjumi.erdhi dita te shuhen nga historia ata qe nje jete duan ta shkaterrojn kete vend.

  • me ne fund: 01/06/2019 18:57

    Rama ik PERPARA e bukur kjo.po lulit ca ti themi. femij i llastuar.bej nje selefie meri molotovet me vete fallxhoren dhe dergoja qytetarit digital se mbase ta ploteson deshiren.me rrespekt SB

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/06/2019 18:13

    Urime dhe gëzuar hajpen për zgjedhjet e radhës !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël