Një ditë para protestës së opozitës, lideri demokrat Lulzim Basha deklaron se PD nuk bën asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja.

Përmes një video te postuar në profilin e tij zyrtar, Basha hedh akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

"Rama vodhi votat për të vjedhur shqiptarët. Zyra e Ramës kushton 1.6 milion euro. 30 mijë shqiptarë jetojnë në skamje. 1 miliard janë hedhur për luksin qeveritar. 500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues. 385 milion euro koncension me shëndetësinë, shqiptarët nuk mund të paguajnë borxhet e Ramës", janë disa nga akuzat që përmenden në videon që ka postuar lideri demokrat.

Video mbyllet me pamje nga protesta dhe një deklaratë të përsëritur nga Lulzim Basha: Asnjë hap pas.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama përmes një letre publike por kësaj here jo për Lulzim Bashën por për demokratët. Në letrën e mëparshme kreu i qeverisë deklaroi se kjo do jetë edhe java e fundit për nisjen e dialogut.