Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në pritjen e rezervuar për kombëtaren në kryeministri u shpreh se, me arritjen e tyre lojtarët e kombëtares i kanë dhënë shembullin frymëzues Shqipërisë se ky vend mund të bëhet. Rama premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri në Tiranë që siç tha ai do të jetë shtëpia e kuqezinjve.
Rama shprehu një mirënjohje të thellë për trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, pa të cilin skuadra nuk do ishte ndër 14 skuadrat e kualifikuara për në Francë 2016. Rama tha se fjalët e tij janë të varfra përpara madhështisë së veprës së De Biazit.
“Ashtu sikundër besoj që dhe vetë De Biazi e di, që pa Shqipërinë nuk do e kishte bërë xheloz gjithë Italinë, me talentin dhe lidershipin e spikatur si timonier i skuadrës. Xhani o xhan, fjalët nuk mund ta shprehin dot mirënjohjen ndaj teje. Në lojë jo gjithmonë ndodh që rezultatet t’u jenë mirënjohës njerëzve që ia përkushtojnë atij të gjitha. Kjo herë ishte me ty, hera e shkëlqyer dhe ti meritove të gjithën. Kështu ti do më falësh nëse varfëria e fjalëve të mia është më e dukshme përballë madhështisë së veprës tënde. Të falënderoj Xhani o xhan. Që i dhe këtij kombi kaq kënaqësi. Të falënderoj edhe personalisht që më dhe një shembull kaq të çmuar me këmbënguljen tënde për të kapur ëndrrën edhe kur të gjithë ishin gati për t’u dorëzuar. Nderime ty dhe familjes e çila pranoi që të emigroje në Shqipëri dhe të mbështeti deri në fund”, u shpreh Rama.
Përveç mirënjohjes dhe falenderimeve, Rama “kërcënoi” trajnerin e kombëtares shqiptare se do t’i sekuestrojë pasaportën italiane, nëse ai do të lërë Shqipërinë.
“Në Itali e di mirë që tani do jenë shumë ata që do të të duan për vete. Njërës me më shumë para dhe skuadra më të vlerësuara se skuadra jonë. Por ne s’të lëshojmë, e kemi mësuar nga ti dhe do bëjmë gjithçka, edhe nëse do jetë nevoja që të ta sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të lëmë vetëm atë shqiptare,” tha Rama teksa i dorëzoi De Biazit, “Medaljen e Nderit” të kryeministrit.
De Biazi: Besova fort në ëndrrën time
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gainni De Biazi edhe pse me zë të ngjirur, pas fitores historike të skuadrës shqiptare, tha se besoi fort në ëndrrën e tij.
“Unë po flas me zemër, unë kam një moto që thotë: Beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe ato do kthehen në realitet”. Duhet të besosh fort siç bënë këta djem. Unë pa ta nuk do bëja asgjë, unë thjesht i shoqërova, i bashkova, falë edhe bashkëpunëtorëve të mi si dhe bashkëpunimit shumë të çmuar të presidentit të federatës së Futbollit, Armando Duka”, u shpreh trajneri de Biazi, i cili ashtu si edhe Cana shpreson që djemtë e rinj të ndjekin shembullin e kombëtares.
De Biazi uroi edhe Ramën si i pari kryeministër që shkon në një konkurrim kaq të rëndësishëm.
Medalje Nderi, kryeministri Edi Rama i dorëzoi edhe Presidentiti të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
“Mirënjohje edhe për Federatën dhe presidentin Armando Duka. Mbrëmë u finalizua një ëndërr e pamundur, që dje u bë realitet. E di prej vitesh se Duka nuk e përjashtonte nga horizonti, ditën kur të gjithë faktorët mund të bëheshin bashkë. Në sport e dimë mirë se çdo të thotë kjo. Nuk mjafton vetëm talenti, lojtarët e talentuar. Nuk mjafton asnjë trajner sado i zoti. Nuk mjafton as një organizim sado i mirë në mbështetje të skuadrës por duhet që e gjithë kjo të plotësohet me disa komponentë të tjerë. Atë të rrjedhjes së ngjarjeve”, u shpreh Rama.
Rama i tha Dukës se synon vetëm një gjë; kontratën e De Biazit.
“ Mbrëmë pas ndeshjes Duka tha se nuk mbaron këtu, synojmë për më tej. Unë nuk e di ça synon, mbase vendi e Blaterit, por sa për mua unë kam vetëm një synim, kontratën e De Biazit. Këtë lumturi nuk na e prish dot asgjë e askush”, përfundoi Rama.
(5:06:04 PM) Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, kryefjalë të tij pati falenderimet, jo vetëm për lojtarët e kombëtares, por edhe për kryeministrin Rama për ndihmën e tij në zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Sot është ditë feste dhe unë duhet t’i falenderoj të gjithë, por me shumë çunat. Dua t’i puth gjithë ditën për ç’ka kanë bërë sepse, kanë një zemër të madhe, janë njerës të mrekullueshëm. E meritojnë jo vetëm kaq por më shumë se kaq. Prania apo ndihma e Edi Ramës, jo vetëm për ekipin por në zhvillimin e futbollit ka qenë konkrete, me ndryshimin e infrastrukturës së Elbasan Arenës, stadiumit “ Lori Boriçi” të Shkodrës dhe stadiumit që do fillojmë në Tiranë që do të jetë objekti më i bukur shqiptar”, tha Duka.
Duka u shpreh se tashmë kombëtarja duhet t’i bërë vetes objektiv për të ecur përpara në Francë 2016.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO