Rama: Demarkacioni, kusht i
pakuptimtë i BE-së për Kosovën

Rama: Demarkacioni, kusht i<br />pakuptimtë i BE-së për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Rama tha se “BE në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën ‘Standard’ të Vjenës, Rama  ka thënë se nuk është e drejtë nga BE-ja e cila  është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, transmeton Telegrafi.
 
“Kosovarët dikur kanë jetuar në një shtet në të cilin përkatësia e tyre nacionale dhe statusi i Repubilkës nuk u janë njohur. Kosovarët tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirshëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza. BE-ja thotë: së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.
 
Më tej Rama ka thënë se, pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të interesohet për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse për këtë e obligon Kushtetuta e Shqipërisë./ Telegrafi

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!