Zhvillime të reja në grupin e PS, teksa ka qënë vetë kryetari Rama ai që ka kërkuar nga deputetët e tij propozimin e emrave për kandidatë për presidentin e ri. Element tjetër ka qënë kërkesa e Ramës që asnjë deputet të mos lëvizë jashtë vendit. Kështu, kreu i PS, menjëherë pas takimit të kreut të grupit parlamentar Ruçi me homologun e tij demokrat Patozi pa asnjë rezultat, ka mbledhur deputetët ku ka përcaktuar dhe koordinatat në të cilat do të lëvizë strategjia e PS për Presidentin e ri. Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që secili të sjellë një kandidat për president të vendit, në mënyrë që dhe opozita në rastin e ndonjë kompromisi të mundshëm të jetë gati me një kandiaturë serioze dhe potente në garën presidenciale. "Sillni nga një kandidat, që të jemi të gatshëm për çdo të papritur, sidomos në raundin e katërt", mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist. Deklarata që është marrë pak me rezervë nga ana deputetit Malaj, që ka nënvizuar se duhet të ndërmerret një vendim i pjekur dhe të arrihet në disa emra vërtetë që kanë potencial. "Po tallesh me ne më duket. Duhet të fiksohen disa emra, jo të bëhen propozime kështu masive, në mënyrë që të vendosim për kandidatin që do të kemi ne në çdo rast", mësohet të ketë thënë pak a shumë deputeti socialist Malaj në mbledhjen e djeshme të grupit, duke ndarë të njejtin qëndrim dhe me kryetarin e PS por dhe me deputetët e tjerë se kandidatura e opozitës për president duhet të jetë gati në çdo rast, për arësye se konsensusi mund të arrihet në çdo moment. Kryetari socialist nuk ka munguar të kërkojë nga deputetët e grupit parlamentar që deri në përfundim të votimit të kreut të shtetit, pra deri në përfundim të raundit të pesë të votimit, u zgjodh apo nuk u zgjodh Presidenti, nuk duhet të ketë asnjë mungesë për asnjë arësye. Madje ka kërkuar me insistim që gjatë këtij limiti kohor të evitohen kategorikisht të gjitha lëvizjet jashtë vendit për punë apo për çfarëdo arësye tjetër të pranueshme, në mënyrë që të jetë një pjesmarrje masive në seancën e Kuvendit, pasi nuk i dihet si si mund të jetë ecuria e procesit. Rama ka këmbëngulur dhe njëherë në mbledhjen e grupit të PS se është e rëndësishme që procesi i zgjedhjes së presidentit të ketë konsensusin sa më të gjërë të mundshëm dhe për këtë duhet që liderët e partive parlamentare duhet të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të bisedojnë për gjetjen e një konsensusi që do të sillte zgjedhjen e një presidenti konsensual e të gjithëpranuar, sikurse e kërkojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Rama ka nënvizuar dhe njëherë se kandidati Xhezair Zaganjori i propozuar nga mazhoranca është një kandidaturë e njëanshme e qeverisë, e cila kërkon të imponohet. Deklaratat e kreut socialist Rama kanë ardhur pas informimit që kreu i grupit të PS, Ruçi ka bërë në grup për takimin e shkurtër me homologun e tij Patozi në kryesinë e Kuvendit, duke rivlerësuar dhe njëherë që i kishte thënë Patozit se, nuk ishte një takim për të arritur konsensusin, por për të prezantuar kandidaturën e njëanshme të mazhorancës për kreun e shtetit. Nga ana e deputetëve të PS është shprehur dhe njëherë vendoshmëria që të mos pranohet ansjë kandidat i imponuar nga mazhoranca për Presidentin, por vetëm një kandidat konsensual.
Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26