Rama deputetëve:Nuk kemi
kandidat deri në raundin III

Rama deputetëve:Nuk kemi<br />kandidat deri në raundin III
TIRANË – PS nuk do të ketë kandidat për garën presidenciale, të paktën jo deri në raundin e tretë të votimit që pritet të mbahet brenda kësaj jave. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor, deputetët socialistë janë informuar nga kryetari Rama dhe kreu i grupit kuvendor Ruçi lidhur me negociatat e deritanishme me demokratët për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendi.

Mbledhja e përjvashme e grupit kuvendor ka nisur në orën 12.00 dhe ka zgjatur vetëm 30 minuta. Burimet konfidenciale pranë takimit kanë bërë me dije për Shqiptarja.com se, fillimisht Rama dhe më pas edhe Ruçi kanë pohuar se deri në momentin që flasim, PS nuk do të japë asnjë emër për kandidat për President. Sipas drejtuesve socialistë, e rëndësishme për momentin është procesi dhe jo emri. Edhe  një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu deklaroi pas takimit me kryesocialistin Rama se PS nuk insiston që presidenti i ri të dalë nga e majta.

RAMA "SMS" DEPUTETEVE: SILLNI EMRIN E KANDIDATIT
Deputetët socialistë kanë marrë pa përjashtim më 1 qershor nga një "SMS" në emër të kryetarit socialist Edi Rama. Jo në mënyrë direkte nga kryetari socialist Edi Rama, por mesazhi përmes celularit, i njejtë për të gjithë deputetët, ka mbërritur në celularët e ligjvënësve socialistë i dërguar nga kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare të Kuvendit, që janë përfaqësues të PS.

"Të nderuar kolegë, me porosi të kryetarit do t'iu lutesha që deri nesër në mesditë (sot) të mendoni një ose disa kandidatura për president. Mund të kontaktoni me mua apo direkt me kryetarin për emrin konfidencial.Flm". Ka qënë mesazhi i dërguar për secilin deputet, të ndarë sipas komisioneve në Kuvend. Mesazhi ka ardhur pas një takimi të shkurtër ditën e djeshme të kreut të PS Rama me drejtuesit e komisioneve parlamentare, përfaqësues socialistë.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor