Alfred Peza rehabilitohet brenda PS, Rama i beson një post (Lista e të zgjedhurve)

Alfred Peza rehabilitohet brenda PS, Rama i beson një post (Lista e të zgjedhurve)

Alfred Peza dhe Bashkim Fino

Tirane- Pas diskutimeve të hapura për median, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vijon me dyer të mbyllura. Referuar burimeve brenda mbledhjes, gazetarja e Report TV mëson se ka ndryshuar pothuajse e gjithë struktura drejtuese e Partisë Socialiste.

Kështu shohim brenda partisë rehabilitimin e Alfred Pezës. Atij i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Socialisti u hetua në prokuroria pas hetimeve të nisura në lidhje me blerjen në emër të gruas së tij të disa aksioneve me vlerë 1 mln euro në një bankë private në Tiranë. Ndaj tij prokuroria ngriti tre akuza dhe e dërgoi dosjen në gjykatë, atë të ‘fshehjes të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino që sot do të mbajë një tjetër post brenda Partisë. Ai do të jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së, numri dy pas Taulant Ballës.

Duke iu referuar burimeve me dyer të mbyllura nga asambleja e PS-së gazetarja e Report Tv Esiona Konomi shton se post do të ketë edhe Ulsi Manja e Ermonela Felaj. Ata do të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë. Sekretar organizativ është zgjedhur Arben Pëllumbi. Ilir Beqja, do të jetë sekretar për koordinimin digjital, Senida Mesi, sekretare e burimeve njerëzore, Laert Dulaj sekretar për emigracionin.

LISTA E TË ZGJEDHURVE

Sekretare për Burimet Njerëzore - Senida Mesi
Romina Kuko – Nën/Sekretare
Sekretar për Organizimin - Arben Pëllumbi 
Shpati Kolgega – Nën/Sekretar
Sekretare për Koordinimin Elektoral - Blerina Gjylameti
 Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar
Sekretar Digjital - Ilir Beqja
Sekretar për Diasporën - Laert Duraj
Artemis Dralo – Nën/Sekretare
Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat - Elisa Spiropali
Petro Koci – Nën/Sekretar
Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare - Teuta Vodo
Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza
Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Cuci
Julian Hodaj - Nën/Sekretar
Eridian Salianji – Nën/Sekretar

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare:
1. Bashkim Fino
Kooptime në Kryesinë e Partisë:
1. Ulsi Manja
2. Ermonela Valikaj (Felaj)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/09/2018 18:20

    Ed Rama vleresimi qe i ke bere Petro Kocit eshte vprimi me i zgjuar qe ke bere, por meritonte ne teper . Petro eshte socialust me taban , i ndershem dhe guximtar e i beses . Bravo dhe socualustet do te vlersojne

    Përgjigju
  • Vlora: 07/09/2018 13:29

    Hajde tu rroje Partia me ne krye Hajdutin dhe bastardin Alfred Peza, qe nuk pati din e iman me shtepine e tij, dhe nuk paguante as leket e ushqimit per femijen e tij pasi u nda nga gruaja e parë..

    Përgjigju
    • Fredi: 07/09/2018 14:24

      Mos fol kaq rende se nxehet Faiku hahahaha Alfred Peza ishte zedhenesi i Zani Caushit ne '97, tani behet zedhenes i rilindjes. Pse ti kujtin qe 1 milion euro i kishte te vetat ai? ???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi