/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa rezultate të operacionit të kundër informaliteit deri më datë 18 shtator 2015.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social "Facebook", Rama shkruan se, deri në 18 shtator janë regjistruar 11,055 binzese më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014, një rritje me 826.9%. Gjithashtu, vijon Rama, janë regjistruar 11, 531 biznese më shumë sesa në vitin 2013, një rritje me 1339, 3 %.
Sipas Kryeministrit, është 3-fishuar numri i pajisjeve të reja fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve. Gjithashtu, thekson ai, është rritur me 26 milionë ose 57% numri i kuponëve tatimorë të lëshuar.
Kreu i qeverisë shton se, është shtuar me 33 miliardë lekë ose 40.4%, sasia e xhiros së deklaruar. Gjithashtu, thekson Rama,  janë shpëtuar 574 punonjës nga puna e zezë, deri dje të padeklaruar, sot të siguruar sipas ligjit.