“Rama pyet në komision ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze”, tha Sali Berisha nga Durrësi, ku edhe prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në atë bashki, Ardi Muka.
“Keni dëgjuar këtë kohë problemin e djegëseve. Edi Rama para komisionit pyeste: Ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze. Djegësi i Elbasanit, pa asnjë tender, me një procedurë të pashpallur, të papublikuar kurrkund. Është firmosur kontrata për 22 mln euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar për të vjedhur së bashku dhe bën tenderin me çelëësa në dorë, një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin me 12 mln, teprojnë 10 mln.
Nëse ministrat nuk donin të vidhnin, këto para ia jepnin bashkisë së Elbasanit, do të bësh tender për djegëset dhe bënte tenderin të hapur, kompanitë do të vinin. Kompania me çmimin më të ulët do të ndërtohet, nga thesari nuk shkonin më 22 mln, por 10-12 mln sa kushtonte djegësi. Ku shkuan 10 mln? U ndanë midis ministrave, zyrtarëve, e Zotëve e Mërtirëve të tyre.
Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria ka tre djegësa. Prandaj edhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë", u shpreh Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha mëngjesin e sotëm së bashku me kandidatin për Durrësinë, takoi edhe fermerët. Berisha tha se në qeverisjen e PD u investuan mbi 3.2 miliardë lekë në bujqësi, por prej 8 vitesh ky sektor është lënë në harresë.
“Ju garantoj se bujqësia ka qenë dhe mbetet një përparësi madhore për PD-në. Ardi Muka do ketë një vëmendje dhe do shfrytëzojë të gjithë potencialet e bashkisë me të gjithë mundësitë që i krijohen për t’ju mbështetur ju. Zgjedhja e tij më 6 mars do të jetë mesazhi i shpresës së madhe dhe i kthesës së madhe që ne synojmë të ecim të sigurt drejt një fitore të ardhshme të Partisë Demokratike. Dua t’u garantoj ju se nesër në pushtet, qëndrimin ndaj fermerëve do e ngremë në një nivel të ri, i cili do bazohet tërësisht te qëndrimi që mban BE ndaj tyre.”, u shpreh ai.
oo 97 o gjema e shqiperise po ke goje e flete ti qe ato gabimet e tua duan njeqinde vjete te rregullohen ase nje politikane se ka bere ate gjee
PërgjigjuIK MOR SALI MOR KRIMINEL I POSHTER,,,TI NUK BERE ASGJE PER SHQIPERINE,,,,ASNJE SHKOLLE NE TIRANE NUK BOJATISE,,,POR LEJOVE SHPELLARET TE NDERTONIN SHTEPI BRENDA OBORRIT TE SHKOLLAVE EKZISTUESE,,,TI DO VARUR MOR QEN I NDYRE..MOR SHPELLAR TOKE E XANUN.....///
Përgjigju