Në konferencën e programuar janë shfaqur Vladet Rama dhe Shkëlzen Gashi, të cilët u shprehën optimist për përballjen me Zvicrën, që do të luhet ditën e premte në stadiumin ‘Qemal Stafa’.
Mesfushori i Valadolidit theksoi se përballja me Zvicrën do të jetë shumë e vështirë, por Shqipëria do të ketë si synim kryesor të dal me tre pikë nga kjo sfidë.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe lojtari i Grashopers, Shkëlzen Gashi, i cili pohoi se skuadra do të bëjë të pamundurën për të mposhtur zviceranët, që kanë në përbërje shumë lojtar me gjak shqiptar.
Nën drejtimin e teknikut Xhani De Biasi dhe të stafit drejtues, kuqezinjtë po përgatiten për dy ndeshjet e radhës.
a.k/shqiptarja.com