Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Holandës, Mark Rutte në një shkrim për median evropiane ‘Politico.eu’ kanë shprehur mbështetjen e tyre për projektin e Komunitetit Politik Evropian. Rama dhe Rutte shkruajnë se situata e krijuar nga Vladimir Putin me agresionin në Ukrainë dje domosdoshmëria e një kundërpërgjigje evropiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar janë arsyet se përse përkrahin plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE). Ekonomia, siguria kibernetike tregtia, shkëmbimet mes të rinjve etj janë disa nga fushat që 2 kryeministrat nxisin më shumë bashkëpunim.
Më 24 shkurt, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin e saj brutal të Ukrainës, Evropa u përball me zgjimin e beftë se paqja në kontinent nuk është e garantuar. Kjo luftë e pashembullt dhe e pajustifikuar është sulm kundër rendit juridik ndërkombëtar dhe, si e tillë, përbën një kërcënim për lirinë dhe sigurinë tonë.
Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të mbillte përçarje midis vendeve të Europës, por, në fakt, ia doli të marrë të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm anëtarët e Bashkimit Europian, por të gjitha vendet e Europës.
Do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial dhe do të mbështesim rindërtimin e saj. Megjithatë, është fakt se agresioni i paprovokuar i Rusisë na detyron po ashtu të reflektojmë mbi disa prej parimeve themelore që ndajmë në kontinentin tonë dhe mënyrës sesi të mbrojmë sa më mirë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë.
Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE).
KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.
Ne kemi nevojë për një platformë e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale që kemi tashmë në Europë e nuk i zë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. KPE-ja duhet të jetë një hapësirë ku të mund të takohemi e të bëjmë punë, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo. Presim me shumë padurim mbledhjen tonë të parë më 6 tetor, në qytetin e bukur të Pragës dhe besojmë fort se kemi qysh në fillim një program të rëndësishëm e ambicioz për të diskutuar.
Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për shkuar drejt një sistemi energjetik europian të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë. Dhënia përparësi investimeve në prodhimin europian të energjisë do të ndihmojë më tej për të përftuar pavarësi të plotë nga eksportet ruse të energjisë, ndërkohë që, pa dyshim, brenda një afati të shkurtër të gjitha vendet europiane duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kriza e klimës mbetet një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi — këtë mund ta shohim çdo ditë në mbarë kontinentin. Kësisoj, na duhet të bashkërendohemi edhe për të çuar përpara ambicien e shprehur në mbledhjen e Konferencës për Ndryshimin e Klimës (COP26), në Glasgou, për të financuar përshtatjen klimaterike të vendeve në zhvillim.
Një tjetër sfidë e madhe është siguria kibernetike. Të gjitha vendet tona përballen me kërcënime kibernetike, ndaj ne duhet të forcojmë qëndresën e përbashkët kibernetike duke punuar me njëri tjetrin, për të siguruar institucionet dhe rrjetet tona. Pos këtyre sfidave, na duhet edhe të investojmë në një agjendë pozitive për të ardhmen tonë të përbashkët.
Së pari e kryesisht, kjo do të thotë investim te të rinjtë tanë. Kështu, ne duhet të diskutojmë për kapacitete, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri mbareuropiane të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe novacionit dhe kjo duhet bërë sa më shpejt, pa asnjë vonesë. Duhet të vazhdojmë të nxisim shkëmbimet midis të rinjve dhe bashkëpunimin midis universiteteve dhe mund ta shfrytëzojmë KPE-në për të ndarë praktikat më të mira në këtë fushë.
Së fundi, duhet, po ashtu, të diskutojmë sesi të përmirësojmë tregtinë brenda Europës. Ne kemi nevojë për një kuadër të fortë të rritjes ekonomike dhe konvergjencës sociale në çdo anë të Europës. Është thelbësore që të mbështesim nismat rajonale e lokale të bashkëpunimit ekonomik dhe të investojmë në ndërlidhjen rajonale të transportit dhe tregtisë.
KPE-ja paraqet për ne një mundësi vendimtare për t’i parë në sy sfidat e përbashkëta. Evropa duhet t’i japë formë së ardhmes së vet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratikë të familjes europiane. Kur punojmë së bashku, jemi më të fortë, më të sigurt, më të begatë. Kështu, në Pragë, na lejoni të ngremë një forum që është gjithëpërfshirës dhe efektiv. Mund të mbështeteni te përkrahja jonë për ta arritur këtë.
-
Ne cdo shtet shpresojme te kemi marredhenie te mira te hyjme dhe ne be
Përgjigju -
Per politika te jashtme kemi avancuar shume vitet e fundit saliu sdinte asnje gjuhe te huaj
Përgjigju -
shpresojme qe keto krize te mbarojme sa me pare dhe me besim se do ja dalim me juve
Përgjigju -
ne kete menyre neve do te fillojme dhe te njihemi akoma dhe me shume si shtet
Përgjigju -
krenar kur po shikoj qe shqipria nga viti ne vit po ben permirsime te medhaja
Përgjigju -
Plot 30 troll-a qe kane bere "komente" ketu me poshte... Rama qenka i deshperuar per te treguar qe e mbeshtesin!
Përgjigju-
Ik more shpellar! Ne e ADHUROJME me shpirt Kryeministrin tone te lavdishem! (Perndryshe nuk na marrin ne pune ketu te qendra e propagandes.)
-
-
Shqiperia ska qene kurre me shume e perfshire ne mardheniet e jashtme sesa ceshte sot dhe imazhi i saj ka ndryshuar 1000%
Përgjigju -
Suksese shqiperise ne gjite kete gjithperfshirje qe po ben ne politiken e jashtme dhe ate nderkombetare.
Përgjigju -
duke pare qe kohet e fundit ka sulme kibernetike ne shume shtete, e mira eshte te forcojme marredhenit e mos te lejojme te marrin ate qe duan
Përgjigju -
vitet e fundit kemi nje marredhenie me te mire me nderkombetaret dhe kjo vjen fale politikave qe po ndjek qeveria
Përgjigju -
kjo krize do kalohet lehte me gjithe keto bashkepunime qe po behen
Përgjigju -
Me ne fund po mbajme marredhenie te mira e po bejme bashkepunime me vendet qe me perpara as nuk na njihnin
Përgjigju -
Ne kete kohe qe jemi vetem fale bashkepunimeve qe ne bejme me vendet e tjera do e kalojme dhe kete situate te veshtire
Përgjigju -
Fale marredhenieve te mira qe kemi me vendet e tjera arrijme te realizojme dhe bashkepunime ,te cilat na ndihmojne dhe per te kaluar krizen qe ne ndodhemi
Përgjigju -
Tani me shume se asnjehere eshte e nevojshme bashkpunimi duke qene se jemi ne kriz te perbashket ne shume aspekte
Përgjigju -
Ne situaten kritike qe eshte krijuar ne gjithe boten eshte me mire te bashkohen te gjithe qe ta kalojme sa me shpejt krizen
Përgjigju -
Mendoj se fal bashkpunimeve qe po bejme me vendet e tjera do e kalojme me leht krizen qe po ndodh
Përgjigju -
Keto lloj bashkpunimesh duhet te kem iqe te forcohemi akoma e me shume si vend
Përgjigju -
Kohet e fundit kam ven re qe jemi afruar me vendet e tjera
Përgjigju -
Gjithmon bashk per ne be
Përgjigju -
Bravo per te tilla bashkepunimesh sepse na ndohmojn shum
Përgjigju -
Shkembimet mes te rinjve eshte nje zgjidhje shume e mire si dhe ndihmon ecurin e ekonomise si dhe shkembimet e mendimeve me njeri tjetrin
Përgjigju -
Kjo eshte pamja qe duam te shohim te gjithe te bashkuar
Përgjigju -
Nga nje kritik ne aleat vetem zoti rama mund ta bente kete gje me hollanden
Përgjigju -
Te bashkuar gjithmone ne integrimin e shqiperise ne be
Përgjigju -
po mire e kan bere tani eshte nje situat e keqe ne te gjithe boten me vjen keq qe perfundoj ne kete situat
Përgjigju -
Ne keto kohe te veshtira vetem bashkepunimi eshte arma me e mire per ta kaluar sa me lehte cdo gje.
Përgjigju -
bravo me vjen mire qe kemi krijuaj keto mardhenjebmjaft te mira me kryeministrin rutte
Përgjigju -
qe ta imagjinosh qe hollanda na ka rrefuzuar para 2 vitesh dhe tani kemi avancuar shume jo vetem me hollanden
Përgjigju -
Siguria kinernetike eshte nje nga gjerat te cilat duhet marr teper seriozish pasi supmet ndaj vendit tone jan rritur keto kohe
Përgjigju -
Ne kohet qe ndodhemi bashkpunimi eshte nje mga gjerat me te mira qe mund te kemi
Përgjigju -
Dicka e cila do na afroj akoma fhe me shume me vendet e europes
Përgjigju -
Keto bashkpunime do e zbusin krizen ekonomike qe ka rene ne europe
Përgjigju -
Me vjen mir qe kemi mardhenie kaq te mira pasi na gjenden prane ne cdo koh
Përgjigju -
Vladimir putin ky tiran i pashpirt meriton qe shkoj ne burg per krime ndaj njerzimit
Përgjigju











Komente
Komento