Rama: Dialog edhe te çadra e
PD, Basha: Jo pa qeveri teknike

Rama: Dialog edhe te çadra e<br />PD, Basha: Jo pa qeveri teknike
Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish opozitën për të dialogur për çështjet e ngritura prej tyre. 

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se është i gatshëm të dialogojë me opozitën edhe tek çadra e protestës, mjafton që të mos mbajë peng Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e Vettingut. 

"Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar", shkruan Rama në Facebook. 

Ndërkohë, pas këtij qëndrimi të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha.
 
Nga çadra e protestuesve të PD në Bulevard, Basha u shpreh se opozita është e gatshme për dialog, por me kushtin e vetëm që t'i hapet rrugë zgjedhjeve të lira përmes një qeverie teknike.
 
"Unë vazhdoj me të njëjtin mesazh që i kemi dhënë ditën e parë si opozitë e bashkuar; gati për dialog të vërtetë, jo fasadë. Nuk ka pse të vijë për shfaqje në çadër. Gati për dialog të vërtetë, jo fasadë, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të garantojë zbatimin e ligjit të menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër krimit të organizuar, drogës dhe parave të drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi duke nisur me komisionet e Vettingut sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut", u shpreh Basha.

Ndërkohë, më herët, Rama i bëri të qartë opozitës se qeveria teknike nuk është një opsion në Tryezën e dialogut që u përfol dje.

Gjatë firmosjes së peticionit për Vettingun pak metra larg çadrës ku Lulzim Basha kërkon çdo ditë largimin e qeverisë, Rama tha se është gati të plotësojë vetëm kushtet që ia lejon ligji e kushtetuta dhe qeveria teknike nuk është një prej tyre.

''Me opozitën nuk kemi çfarë negociojme por kemi çfarë bisedojmë. E vetmja gjë që ne nuk bisedojmë dot, po nuk e vendosim ne, është ajo që me Kushtetutë i takon sovranit, sepse është sovrani që vendos se kush qëndron me votë në qeveri, cdo 4 vjet dhe kjo punë është ndarë dhe ne jemi duke zbatuar një kontratë që nuk ka përfunduar akoma. Populli vendos se kush qëndron në opozitë apo jo'', u shpreh Rama per mediat pas firmosjes se Peticionit pro Vettingut.

Në pritje të takimit me PD-në, Rama theksoi se nuk kishte caktuar një grup negocimi për termat e kësaj tryeze, por ishte i gatshëm të diskutonte personalisht me këdo që vendoste tenda poshtë zyrës së tij.

Duke e quajtur Vettingun kusht të panegociushëm, la të kuptohej se ka dhe një plan B për miratimin e komisioneve të posaçme që do të përzgjedhin njerëzit që do bëjnë Vettingun.

"Është momenti që PD të mos abuzojë dhe mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që ëhstë i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë dhe opozitës, akses të barabartë për zgjedhjene e anëtarëve të komisioneve të Vettingut. Opozita ka detyrimin për të zbatuar Kushtetutën me afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën përballë këtij detyrimi kombëtar e publik duke qëndruar në cadër. Në cadër mund të qëndrojë sa e sheh të arsyeshme, por jo për këto çështje por Vettingun nuk e ndal dot sepse është domosdoshmëri historike dhe ashtu sikundër nuk ndali dot askush ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në letër dhe këtë nuk e ndal dot askush, zbatimin".

Kryeministri theksoi se se është gati të dialogojë ballë për ballë me Bashën apo çdokënd që është në çadër, por jo të negociojë mbi kërkesa për qeveri teknike. Sipas Ramës, qeveritë i përcakton populli me votë.

Ne jemi gati të ulemi ballë për ballë me këdo që vjen nga çadra, por kjo do të thotë dialog. Ka gjëra që mund të biem dakort. Është kompetencë e popullit shqiptar për të vendosur se kush do të jetë në qeveri”.

I pyetur se do zgjedhë të hyjë në zgjedhje i vetëm, nëse nuk plotëson kërkesat e opozitës, kryeministri theksoi se, opozita nuk ka për të braktisur zgjedhjet në asnjë mënyrë sepse keshtu humb funksionin si opozite.

Ndërkohë burime nga Kuvendi bëjnë me dije se seance e jashtëzakonshme e së hënës, do të jetë thjesht formale pasi do të miratohen vetëm projektvendimet që i hapin rrugë komisioneve të Vettingut. Duke i lënë opozitës dhe një javë kohë të dorëzojë emrat e saj në këtë proces.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)