Rama: Diplomacia qesharake
është kthyer në një zyrë pune
Shërbimi diplomatik i Shqipërisë është qesharak dhe vitet e fundit është kthyer në një zyrë pune. Akuza vjen nga lideri socialist Edi Rama gjatë tryezës së Partisë Socialiste mbi Diplomacinë që u mblodh pasditen e sotme. “Duhet t’i japim Shqipërisë dinjitet maksimal”, deklaroi Rama.
TIRANE – Shërbimi diplomatik i Shqipërisë është qesharak dhe vitet e fundit është kthyer në një zyrë pune. Akuza vjen nga lideri socialist Edi Rama gjatë tryezës së Partisë Socialiste mbi Diplomacinë që u mblodh pasditen e sotme.
Kush shikon listën e prioriteteve të Ministrisë Jashtme, tha Rama, vështron një “listë dëshirash legjitime që në fakt nuk shoqërohen me instumentat efikasë për realizimin e tyre në aspektin e shërbimit diplomatik. Pa vënë në diskutim në përmbajtje asnjë nga këto prioritete, ç’ka ne vëmë në diskutim është mënyra e realizimit të këtyre prioriteteve”.
Rama foli për një “vizionin në raport me efekshmërinë e shërbimit diplomatik. Ne jemi të gjithë dëshmitarë që sot Shqipëria zyrtare nuk arrin dot lartësinë e dyhur si vend anëtar i NATO-s”.
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, “përtej të gjithë pamjes harmonike”, sipas kreut të PS “ka shumë për të bërë në funksion të dobishmërisë së këtij bashkëpunimi me interes reciprok”.
Rama vazhdoi kritikat duke thënë se “vetë shërbimi diplomatik nuk përfaqëson as në masën minimale të gjitha këto aspirata, dëshira, dhe detyrime. Jemi të gjithë dëshmitarë, që përjashto një grusht të mbetur profesionistësh, roli i shërbimit diplomatik është zbehur së tepërmi në vitet e fundit. Sot shërbimi ynë diplomatik po bëhet gjithmonë më shumë qesharak në sytë e atyre bashkëatdhetarëve jashtë vendit që kanë nevojë për këtë shërbim”.
Ai kërkoi që diplomacia shqiptarë të shndërrohet “nga një zyrë punësimi të rradhës në një trupë e cila t’i shërbejë interesave të atdheut tonë. T’i shërbejë misionit për të cilin është ngritur. Ka shumë rëndësi që në reformën që ne po konceptojmë për shërbimin diplomatik të kemi parasysh në rradhë të parë një strategji të koordinuar me sa më shumë aktorë të tjerë për vetë politikën e jashtme të shqipërisë”.
“Duhet t’i japim Shqipërisë dinjitet maksimal”, deklaroi Edi Rama.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.1%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor, 15:31
-
Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00
26 Nëntor, 15:21
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg
26 Nëntor, 15:15
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36