Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për median e Kosovës, Nacionale, Rama thotë së në ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe 'shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë'.

“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama për Nacionale.

Në një pjesë të intervistës, kryeministri Edi Rama, foli edhe për deklaratat e zv.kryeministrit serb Vulin, se vetëm bota serbe mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe. Rama i qëndroi së njëjtës deklaratë që ka dhënë, se fytyra e tij është përgjigja më e mirë për këtë deklaratë. 

“Njeriu pasi mbush 40 vjec, mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nuk është çështje je i bukur apo nuk je i bukur dhe në rastin e një çehre si ajo e atij, përgjigja më e mirë është fytyra e vetë”, thotë ai.

Kryeministri thotë se turi i tij i vizitave në diasporë, do të vazhdojë edhe në vende të tjera.

“Kishim kohë që kishim vendos të bënim një tur në diasporë. Pastaj, para ca muajsh vendosëm ta fillojmë në Greqi, do të jemi në Itali, në Londër dhe në Gjermani.

Natyrisht që do ta fillojmë nga Greqia, pa diskutim sepse është ajo pjesë e shqiptarëve sot, që meriton të jetë e para të vizitohet sepse ka kaluar edhe kaloarin më të egër, apo jo”, thotë Rama.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/05/2024 00:40

    Tere ata kalemxhinj me diplome qe mban ne kryeministri dhe fjaleve te Vulinit se vetem bota serbe e ndalon krijimin e Shqiperise se madhe,prape u pergjigjesh me nje /shikoini fytyren/!! Mire qe nuk di, se je bojaxhi me profesion dhe jo politikan,po perse nuk meson pak diplomaci politike dhe pak etike politike?! Batudat e populizmat leri per delet qe te votojne akoma,por per shoviniste e nacionaliste si Vulin duhet nje pergjigje e forte dhe e vertete.

    Përgjigju
    • Po mër po: 20/05/2024 10:11

      Kush është ky Vulin? Pastaj të merremi me çfarë tha.

  • Or tej: 19/05/2024 20:59

    Hani sufllaqe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ngjalat jane derman: 19/05/2024 18:05

    Me spageti nuk i ke punet ne vije. Heren e fundit qe hengre ngjala te doli mbare.

    Përgjigju
  • Po mër po: 19/05/2024 15:28

    Këtu gënjen se ai nuk ha spageti

    Përgjigju
    • Adi: 19/05/2024 17:10

      Ai ha ngjalen

    • Loku: 19/05/2024 16:57

      Po çfarë do thotë Rama kemi hanger makarona...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë