Rama: Do çlirojmë biznesin
dhe do heqim monopolet

Rama: Do çlirojmë biznesin <br />dhe do heqim monopolet
TIRANE- Tryeza e PS me sipërmarrësit në Durrës është komentuar nga kreu i PS Edi Rama në rrjetin social Twitter. Në pak fjali kryesocialisti Rama ka bërë një sintezë të programit ekonomik të PS. “Do clirojmë biznesin nga trysnia e tmerrshme e pushtetit politik” shkruan mes të tjerash Rama në twitter.
PS në krye sipas kryesocialistit do japë shanse të barabarta për cdo biznesmen.
“Asnjë biznesmen s’do ketë më frikë të jetë krenar për suksesin e vet, të reklamojë produktin e punës e të kritikojë qeverinë për cka nuk shkon” shkruan Rama.
Duke zbërthyer në pak fjali një pjesë të programit të PS për ekonominë Rama citon se do heqë referencat, do shkatërrojë monopolet, do heqë taksën e sheshtë. Këto politika fiskale sipas tij  do sjellin më shumë të pasur që do paguajnë, një sistem fiskal që s’ndërron cdo muaj, një adminstratë që shërben dhe jo rrjep sic shkruan ai.
“Do kemi më pak të varfër e shërbime publike sipas nevojës, jo xhepit, s’do ketë më taksë të sheshtë, por taksim të ndershëm” shkruan Rama.
(ns.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh