TIRANE – Lideri i socialistëve, Edi Rama, u angazhua sot publikisht për të zgjidhur problemin e pronave në bregdetin e vendit. “Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë. Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës”, tha Rama përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.
“Do bëjmë Ligjin e Vijës Bregdetare – vazhdoi më tej kreu i Partisë Socialiste – Do ngremë Agjencinë e Zhvillimit të Bregdetit. Do ndalim barbarinë e rilindim bukurinë e tij”.
Sipas Ramës, “bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë, por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike”. “Kapitulli 22 vjet i gjatë katrahure ligjore mbi tokën bregdetare, ndërtime kuturu e shëmtim kudo ku vë dorë njeriu, do mbyllet përfundimisht”, tha lideri i socialistëve.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com