KAVAJË - Turi i socialistëve për zgjerimin e anëtarësisë me të rinj ka vijuar këtë të premte në qytetin e Kavajës. Kryesocialisti Rama në profilin e tij në Tëitter e cilësoi si fantastik takimin dhe sipsas tij rinia e këtij qyteti është një shembull rinor.
“Punë e admirueshme e protagonistëve të fitores së 8majit, të reja e të rinj të motivuar fort që kuptuan se të ardhmen e tyre e kanë në dorë. Siç fituam për Kavajën do fitojmë për Shqipërinë lajtmotivi i fjalëve të tyre dhe i besimi i gjithë të pranishmëve! 300 anëtarë të rinj sot”, deklaroi Rama.
Sipas tij, të rinjtë i kanë përcjellë premtimin se do të trefishohen brenda 30 ditësh duke sjellë në PS secili nga dy të tjerë.

(aq/shqiptarja.com)