“Erdha këtu dhe i urova gëzuar këtë ditë kaq të shënuar mikut tim Selim Muça dhe gjithë përfaqësuesve të lartë të KMSH-së. Folëm për xhaminë e re dhe i sigurova edhe një herë që nga një pallat me xhami, do kemi një xhami pa pallat”, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se, ndërtimi i xhamisë së re do të jetë një vlerë e shtuar për kryeqytetin, por që nuk do të zërë gjithë sipërfaqën e parkut. Ndërkaq kryeministri Rama tha se familjarisht do të renditen mes donatorëve modestë për ndërtimin e xhamisë.
“Nga ana tjetër, familjarisht do të jemi dhe ne në radhën e donatorëve modestë të këtij tempulli ku jam i bindur që së bashku do të ngremë një tjetër pikë referimi në qytet, pikë referimi e munguar për besimtarët myslimanë, pikë referimi që me ndryshimin e bërë do ta kthejmë në një vlerë të shtuar. Me ndryshimin e bërë nuk do të ndryshojë i gjithëparku”, u shpreh kreu i qeverisë.
(Vizita e Kryeministrit në KMSH, takimi me kryetarin e komunitetit Selim Muçën)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)