Rama: Do shlyejmë 400
mln USD borxhe

Rama: Do shlyejmë 400<br />mln USD borxhe
Firmave private, të cilat kanë kryer punime, kryesisht në infrastrukturë, me fonde buxhetore dhe që nuk kanë marrë pagesën për punën e kryer, u është hapur një shpresë e re, pas deklarimeve të djeshme të kryeministrit Edi Rama se shteti i njeh të gjitha detyrimet dhe do t’i paguaj ato në një kohë sa më të shkurtër që është e mundur. Po kështu, në shifrën totale të detyrimit shtetëror prej 400 milionë USD, përfshihet, sipas tij, edhe shuma e padisbursuar, sipas ligjit, e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër ka shkaktuar një ngërç jo të vogël në aktivitetin e një numri jo të vogël subjektesh të mesme e të mëdha, që janë transmetuar në formë zinxhir edhe tek kompani më të vogla, apo kanë gjetur pasqyrim në rritjen e ndjeshme të kredive të këqia.

“Ne po përgatitemi që një orë e më parë ta shlyejmë këtë borxh. Nuk mundet që të bëjmë sikur ai nuk ekziston dhe t’ia lëmë në kurriz sektorit privat”, tha Rama.
Do ta vendosim shtetin në shërbim të ekonomisë dhe jo ekonominë në shërbim të shtetit, shtoi ai, duke thënë se duhet të nxjerrim mësime nga kriza, duke synuar një model më dinamik dhe integrues të saj, me një strukturë që na afron më shumë me ekonominë europiane.

Sipas kryeministrit, angazhimi për hapjen e 300 mijë vendeve të punës është real. “Do të mbështetet me përparësi çdo sipërmarrje që krijon vende të reja punë. Do të rishikohet sistemi arsimor, për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës, do të rishikohen politikat e trajnimit profesional”. Po kështu, muajin që vjen do të vihet në punë Këshilli Ekonomik Kombëtar, që do të jetë forum i munguar që do të ulë bashkë kryeministrin, ministrin e ekonomisë, financave, guvernatorët, përfaqësues të bankave, përfaqësues të investitorëve të huaj, biznesin, që do të diskutojnë për mbarëvajtjen dhe origjinën e mundshme të trajektores së strategjisë tonë të zhvillimit, premtoi ai.

Qeveria synon një model të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke ngritur marrëdhënie të re me biznesin, me prioritet atë të vogël; së dyti me politikat e punësimit dhe së treti me politikat e mbështetjes përmes financimeve, tha ai në Seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”.
 

Politika
Ndërsa vendi u prek pak nga kriza në vitet e para, mosveprimi nga ana e autoriteteve dhe refuzimi nga autoritetet publike për të parë realitetin, sipas Ramës, çoi në një thellim të problemeve strukturore, që u shoqërua në ngadalësim të kreditimit, rritjes së kredive të këqija, rënie dramatike të rritjes ekonomike


Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë