Formulari i Këshillimit Kombëtar/ Rama: Vitin tjetër, do të pyesim shqiptarët! Nëse e duan legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak do ta realizojmë

TIRANË- Pas legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor, shqiptarët do të pyeten vitin tjetër nëse do të duan edhe legalizim të kanabisit, kësaj herë për përdorim vetjak. Kjo do të bëhet sërish nëpërmjet plotësimit të formularit të Këshillimit Kombëtar. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka zbuluar në Kongresin e PS-së, një nga pyetjet e formularit për vitin e ardhshëm. Kjo sipas Ramës, nuk do të ishte aspak e jashtëzakonshme, pasi sipas tij, shtet e tjera të botës e kanë bërë tashmë.

“Duhet të krijojmë vende punë me kanabisin mjekësor. Nuk është për përdorim vetjak. Vitin tjetër do i pyesim nëse e doni për përdorim vetjak? E ka bërë treçereku i botës”, tha Rama.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë teksa prezantoi përgjigjet e formularit të Këshillimit, tha se shumë shpejt do të nisë legalizimi i kanabisit mjekësor. Kjo pasi 308.992 kanë votuar pro, 148.092 kanë votuar jo, dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di. Në total, në formularin e Këshillit Kombëtar, kanë votuar 563 195 qytetarë.


Lajmi kryesor:

Rama në Kongresin e PS: Pse SPAK s'është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA? Ta dinë shqiptarët nëse deklarata e DASH qëndron ose jo


B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike