Rama: DokuFest, institucion kulture
rrezaton përtej dy shteteve tona

Rama: DokuFest, institucion kulture<br />rrezaton përtej dy shteteve tona
PRIZREN - I ngjitur në skenë për të dorëzuar çmimin e parë në kategorinë “Best nacional film”, Kryeministri Rama e cilësoi DokuFest-in një model i triumfit të vizionit dhe pasionit, çka e ka bërë Dokufest një event jo thjesht kulturor, por një institucion ndërkombëtar kulture, që ka tërhequr vëmendjen edhe të medias së huaj.

“Një institucion që, jo vetëm i bashkon të gjithë shqiptarët, por rrezaton shumë përtej të dy shteteve tona, duke bërë që të flitet për Prizrenin, duke bërë që të flitet për kinemanë duke iu referuar Prizrenit, në revistat dhe në gazetat më të mëdha të botës,” – u shpreh Rama.
 
 Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, në Prizren, si i ftuar nderi.

Ndërsa i dorëzoi çmimin, regjisorit Bekim Guri, me filmin “Heshtje”, Kryeministri Rama mbështeti edhe apelin e organizatorëve dhe qytetarëve të Prizrenit për ruajtjen e godinës së kinemasë ku zhvillohet DokuFest.
 
“Dua t’i bashkohem thirrjes së organizatorëve dhe atyre fëmijëve që folën këtu, në hapje, për kinemanë, që kinemaja të mos bëhet parking. Nga eksperienca ime dua t’i them kryetarit të komunës që kryetarët e bashkive shkojnë e vijnë DokuFest-i po iku, nuk vjen më. Me shumë përulje do t’iu them se fituesi i çmimit “Best nacional film” është Bekim Guri me “Heshtjen”. Për Bekim Gurin, guri i bekimit të festivalit,” – u shpreh Kryeministri.
 
Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për suksesin e këtij eventi, Kryeministri Rama theksoi mbështetje edhe më të madhe për edicionin e vitit të ardhshëm. Edicioni i këtij viti i DokuFest pati mbështetjen e dy qeverive, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Një angazhim  i përbashkët për promovimin e kulturës dhe artit shqiptar.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos