Rama dorëzon çelësat e shtëpive për 155 familje: Dikur Thumana i ngjante ferrit, sot rilindjes! ‘Çdo tullë’ e ka një emër

Çdo tullë e 155 shtëpive të rindërtuara e ka një emër, një emër që i bëri të mundur familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të gjejnë një strehë të ngrohtë.

Në ditën e shenjtë të Bajramit, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar çelësat e shtëpive 155 familjeve në Thumanë, nga ku edhe shprehur i lumtur që më në fund pas një kohe të gjatë pune projekti ka arritur në formën finale.

“Në këto kohë që kur na ra ajo fatkeqësi duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë. Mezi e ka pritur këtë moment, kur të gjitha punët do të bëheshin bashkë dhe të gjitha banesat do të merrnin jetë me futjen e të gjitha familjeve në shtëpia. Jam thellësisht I kënaqur sot që pasi kemi çelur dyert e apartamenteve në një ditë të bekuar krishtlindjes këtu pranë, sot çelim dyert e shtëpive në Thumanë në këtë ditë të bekuar të Bajramit. E mira i priftë të gjitha familjeve besimtarëve.

Në këtë ditë të bekuar, më vjen mirë që jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët. Të gjithë bënë atë që mundën dhe dhanë aq sa mundën, siç thuhej edhe në filmin këtu në fillim, në çdo tullë në këtë lagje ka një emër dhe mbiemër të dikujt të panjohur, që dikur mbase çdo të kalojë kurrë nga Thumana, por ka dhënë një copëz nga vetja që familje të tëra të kenë një strehë.”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij ai falënderoi 27 mijë punëtorët që janë angazhuar në projektin e rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti.

“Dua të falënderojë të gjithë punëtorë, teknikë, shoferë. Jo vetëm në Thumanë janë angazhuar 27 mijë vetë, 400 kompani që nga ato më të vogla deri te më të mëdhatë të ndërtimit janë përfshirë në këtë përpjekkej të madhe. Asgjë nuk është e përsosur, çdo gjë mund të bëhet më mirë dhe më shpejt. Këtu të gjithë e kanë një të njohur në Itali dhe sot në Itali që është një vend i madh, një ndër 7 fuqitë e botës, ka prej 10-15 familjesh që presin të kthehen në shtëpie pas tërmeteve.
Në Shqipërinë tonë të vogël i kemi kthyer familjet në shtëpi në një kohë rekord.”, tha Rama.

Duke e paralelizuar Thumanën e 26 nëntorit me një skenë të ferrit, Rama e cilësoi sot shndërrimin e saj me një model të zhvillimit urban dhe social, ku turizmi do të lulëzojë shumë shpejt. Ai siguroi banorët se Thuamana shumë shpejt do të kthehet në një pikë turistike ku shumë qytetarë do të kalojnë fundjavën.

Në fund të fjalës së tij ka përkujtuar edhe viktimat që humbën jetën atë ditë tragjike të tërmetit.

“T’i gëzoni shtëpitë, t’i trashëgoni dhe bëni çfarë të doni me to. Këtu ku jemi pas çmontimit të tendës, do të ndërtohet një park. Thumana sot është një model zhvillimi të qëndrueshme urban dhe social. Sot mund të thuhet me plotë gojë shumë e shumë lagje të vendit tonë do të kishin dëshirë të ishin si Thumana. Ishte si një vendngjarje i një skene nga ferri, sot është vend i rilindjes në kuptimin e plotë të fjalës. Demokratëve që mund të jeni shumë sot në Thumana, uroj t’i gazojnë shtëpitë njësoj si të tjerët dhe mos t’i heqin bravat njeri-tjetrit. Në fund të ditës pavarësisht partive, mbetet njerëzillëku, komuniteti dhe mirësia që i detyrojmë njeri-tjetrit.

Në pak vite do vijnë të kalojnë fundjavën këtu. Njësoj siç ndodhi me Belshin, sot nuk ka vend në Belsh sepse ka gjithmonë e më shumë vizitorë. Kështu krijohet një ekonomi lokale. Rrotë Thumana dhe rrofshin përgjithmonë kujtimet e atyre që humbën jetën në atë natë tragjike dhe nuk mundën të shohin këtë realizim.”, u shpreh kryeministri

Festa e Fiter Bajramit u festua ndryshe në Thumanë, me muzikë, valle dhe interpretime poezish. Aktiviteti u hap me himnin kombëtar të kënduar nga Sidrit Bejleri, ndërsa festa vazhdojë me një valle tradicionale shqiptare argëtuese për të pranishmit. Nga skena nuk mund të mungonte as interpretimi rrëqethës i aktorit Mirush Kabashit. Të pranishëm ishin edhe artistë të tjerë si Orinda Huta, Dritan Borici të cilët moderuan aktivitetin, Olta Boka që këndoi, Marina Vjollca, Venera Lumani dhe Lind Islami.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Mirush Kabashi ftohet në inaugurimin e shtëpive në Thumanë, por i harron emrin kryebashkiakut

 

Në aktivitetin e organizuar për dhënien e 155 shtëpive të reja në Thumanë ishte edhe aktori i njohur Mirush Kabashi, i cili i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse.

Gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë Krujë, duke i kërkuar edhe ndjesë. Ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.

Pjesë nga biseda:

Mirush Kabashi: Kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin

Kryebashkiaku: Artur Bushi

Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

Ora 19:22
155 familje marrin shtëpitë e reja, banori i ‘jep’ Ramës notën 10 për rindërtimin: Mirënjohje! Kryeministri batuta: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana

 

Në ditën e Bajramit, 155 familje në Thumanë do të marrin çelësin e shtëpive të rindërtuara në Thumanë. Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e dhënies së shtëpive, ku inspektoi edhe disa prej banesave. Një banori i Thumanës i kushtoi Ramës një letër mirënjohje për punën e bërë në Thumanë, madje ai i vendosi notën 10, duke e cilësuar si një punë të mrekullueshme.

Pjesë nga biseda:

Rama: Mirë ka dalë e?

Qytetari: Shumë mirë ka dal

Rama: Vetëm për t’iu përshëndet...

Qytetari: Një minutë do ulesh se kemi traditën tonë....

Qytetari: Shumë i nderuar zoti Rama, kryetari i bashkisë Krujë. Jam i gëzuar të marr çelësat e shtëpisë nëpërmjet jush, programi i rindërtimit ka qenë fantastik që e ka kthyer Thumanën në një qytet të bukur dhe turistik. E vlerësojmë se qeveria bashkë me donatorët e fitoi botërisht betejën me tërmetin duke marrë notën 10. Rama është treguar burrë shteti bashkë me anëtarët e qeverisë dhe kryetarin e bashkisë Krujë kanë qenë gjithmonë pranë nesh në Thumanë. Faleminderit kryeministër, ju i keni fituar zemrat tona dhe ne jemi mbështetja juaj për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Rama: Për ta bërë Shqipërinë si Thumana. Në fillim nuk e ke besuar!

Qytetari: Kur u ndërtuan, nuk me pëlqen, por kur u rrethuan e bënë më gjitha kushtet, jam shumë i kënaqur

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër