Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar Ferit Hoxhën, të emëruar së fundmi Ministër të Jashtëm, për manipulime lidhur me çështjen e detit me shtetin grek. Blushi thotë se në kohën kur ishte gazetar, Hoxha i ka vënë në dispozicion marrëveshjen e detit duke i dhënë orientime të gabuara, sikur “detin e kishte shitur Sali Berisha”. Blushi thotë se është Hoxha ai që ka firmosur atë marrëveshje 17 vite më parë si kryenegociator i Shqipërisë duke e akuzuar se ia shiti detin grekëve.

“Zoti Hoxha 17 vite më parë, si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë sipas kërkesave të palës greke, dhe nga ana tjetër, nxiste qëndrime të ashpra kundër marrëveshjes së detit. 17 vite më parë kur isha gazetar të Gazeta Shqiptare, ditën e nesërme kam publikuar një shkrim me titull “Berisha shet detin”. E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhtonte interesin kombëtar. Marrëveshjen Tedi Bushit ia dha Ferit Hoxha, ai i cili që më vonë mësova që ishte ai që kishte firmosur dhe kishit rënë dakord me palën greke që ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë “Berisha shiti detin’. Te gjithë informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por Hoxha. Për herë të parë këtë sekret e ndava e presidentin e republikës të kohës, një burrë shteti. Kur ministrja e jashtëm i solli Metës emrin e Hoxhës për ambasador në OKB, ndjeva detyrimin moral për ta informuar se çfarë loje kishte bërë në kurriz të republikës së Shqipërisë, duke cenuar dhe marrëdhëniet me fqinjët tanë jugor.

E kam të pashpjegueshme sesi presidenti aktual, Bajram Begaj, i cili bisedën e fundit që ka pasur në zyrë me Metën ku po ndodhe rrokada mes tyre, ka qenë çështja e detit me Greqinë. Meta e ndau këtë informacion dhe me Begajn, i cili sot dhe pse ka të gjithë infot se farë ka ndodhur, e firmosi emrin e tij për Ministër të Jashtëm. Si ka mundësi që keni mbi tavolinë një letër të presidentit për çështjen e detit, që keni të gjitha mundësitë të keni të gjitha informacionet për kandidaturat, votuat sot një kandidaturë si Ferit Hoxha që ka mbi supe dhe zhdukjen e laptopit ë NATO-s në OKB. Kujt po ia dorëzoni shtetin shqiptar? A mund të mbrojë sot Hoxha çështjen e detit me Greqinë, që është ai që firmosi dhe gjithashtu denoncoi? Lojën e kujt bëri Ferit Hoha 17 vite më parë? I nderuar president, jam në dijeni që ke mbi tavolinë informacion të klasifikuar lidhur me Ferit Hoxhën. Anulo seancën e betimit të tij nesër si ministër të Jashtëm”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

LIVE - Kuvend/ Koçiu dhe ministrat e rinj votëbesohen mes kaosit të PD, Berisha e deputetët bllokojnë Foltoren! Sherr edhe për imunitetin e Ballukut