Rama e Kryeministria dhurojnë gjak
'Do e kthejmë traditë, shpëtoni jetë'
 
 

Rama e Kryeministria dhurojnë gjak<br />'Do e kthejmë traditë, shpëtoni jetë'<br /> <br /> 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe i gjithë stafi punonjës i kryeministrisë iu bashkuan nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë”, në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, për personat në nevojë. Në ambientet e kryeministrisë ditën e sotme u vendosën punonjësit e Bankës së Gjakut dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Kryeministri Rama apeloi që të gjithë qytetarët të dhurojnë gjak, duke e vlerësuar si një detyrim të të gjithëve, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm, një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Rama siguroi se nga sot, dhurimi i gjakut do të kthehet në traditë të përvitshme për institucionin e Kryeministrisë.

“Në ketë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut. Sepse, në fund të fundit, kjo Kryeministri boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak”, vijoi Kryeministri.

Gjaku i dhuruar sot do të shkojë në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më herët gjatë javës kanë qenë disa administratat e disa prej ministrive që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç