Lideri i opozitës Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta janë takuar mbrëmë vonë në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit. Vetëm pak orë pas takimit që dy liderët e majtë por në pole të kundërta, njëri në opozitë e tjetri në mazhorancën qeverisëse me Berishën, kanë patur me Drejtorin për Zgjerimin në KE Sanino, janë takuar për t'i bërë dhe një "përmbledhje" të dytë tërë "sagës" se debatit dhe të kundërshtive për zgjedhjen e një presidenti konsensual si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Burimet afër kreut të PS Rama dhe kreut të LSI Meta na bëjnë me dije se në këtë takim temë qëndrore ka qënë vijimi i negociatave për presidentin konsensual dhe në raundin e katërt, pasi i treti që zhvillohet ditën e sotme ka dështuar, për shkak se palët ende s'kanë konverguar në një pikë të përbashkët. Mësohet se këmbëngulja e fortë e zyrtarit të lartë të Komisionit Evropian Sanino që palët të gjejnë mundësinë e dakortësimit për kreun e shtetit në mënyrë konsensuale, ka sjellë dhe këtë takim të rëndësishëm mes dy liderëve të dy partive të majta. Meta me sa duket, sipas burimeve është treguar më pak kategorik në lidhje me mbështetjen e kandidaturës së mazhorancës Xhezair Zaganjori, duke lënë fushë të hapur për Ramën në kërkesat e tij për një listë më të gjërë kandidatësh përtej kësaj kandidature të përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Burimet brenda takimit thonë se Rama ka qënë tepër kategorik në refuzimin që i ka bërë Zaganjorit, ndërsa nuk konfirmohet të jetë diskutuar për kandidaturën e vetëshpallur për President të ish-kryemininistrit socialist Nano. Takimi mes Ramës dhe Metës bëhet vetëm një ditë përpara se të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, votim i cili parashikon një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Ndërkohë që po mbrëmë në orën 10.30 ka përfunduar dhe një takim mes Metës dhe kreut të PDS në koalicion me Ramën, Paskal Milo, të cilët kanë darkuar në një nga lokalet afër TVSH, në Kullën 24-katëshe. (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
36.8%
Jo
53.8%
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3052
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?