Nga Lezha ku u mbajt ceremonia e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama deklaroi se largimi i policëve të inkriminuar nga radhët e policisë së shtetit do jetë baza e punës së mandatit të dytë qeverisës.
"Ky është një proces i cili do të nisë së shpejti dhe është për ne po aq i rëndësishëm sa Vettingu që ka filluar në drejtësi. Krimi nuk mund të luftohet me prokurorë e gjykatës të korruptuar, nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh e policë të korruptuar. Vettingu do largojë policët e përfshirë në veprimtari kriminale apo në burime të pajustifikuara të pasurisë. Kjo do të jetë baza e mandatit të dytë. Në fund të mandatit do i themi shqiptarëve se kjo është policia e Republikës së Shqipërisë, një polici e standardeve të BE", u shpreh Rama i cili shtoi se në katër vite qeveria reformoi policinë, ndërsa pranoi se në radhët e saj ka edhe të korruptuar apo të lidhur me krimin.
"Në 4 vite Policia e Shtetit u shndërrua sipas statistikave të nxjerra nga anketimet e BE-së dhe jo sipas opinionit tim nga institucioni më pak i besuar në vend së bashku me gjykatat e prokurorinë në institucioni më të besuar të vendit. E thotë këtë anketimi i BE-së i vitit 2015, i viti 2016 jam i bindur edhe ai i 2017. E gjitha kjo nuk do të thotë se problemet e nxjerra në pah, se situatat e vështira e identifikuara dhe se kritikat ndaj punës së policisë janë pa bazë.
Nuk do të thonë se policia e shtetit ka qenë e paprekur nga korruptimi deri në nivele të larta, nuk do të thotë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në aktivitet kriminale me trafikantët e drogës”, theksoi Rama.
Vettingu sipas Ramës është jetik për polici sipas standardeve të BE-së. "Spastrimi i policisë së shtetit është i përfunduar me shkarkimet në këto katër vite, në raport me 20 vite të tjera. Ne jemi absolutisht të sigurt, që edhe spastrimi i domosdoshëm, jetik, për ta kthyer në një polici po aq të mirë sa mesatarja e policive të BE, mund dhe do ta realizojmë me sukses të plotë. Në 100 ditët e para të këtij mandati ne kemi përfunduar edhe hartimin e bazës ligjore dhe po kryejmë procesin e konsultimit publik për ta transformuar në ligj në Kuvend, Vettingun në Policinë e Shtetit", tha ai.
VIDEO/Fjala e plotë e kryministrit Rama
/Shqiptarja.com

VIDEO