Rama e shkarkoi live dhe e quajti 'halabak', kreu i Hipotekës së Durrësit zëvendësohet nga Florjan Alimadhi

Rama e shkarkoi live dhe e quajti 'halabak', kreu i Hipotekës së Durrësit zëvendësohet nga Florjan Alimadhi

Hipoteka e Durrësit

Kreu i Hipotekës së Durrësit do të jetë tanimë Florjan Alimadhi. Ky vendim është bërë i ditur dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ardjan Iljazaj. Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka vizituar institucionin këtë të premte sëbashku me një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana, të cilët do të ushtrojnë kontroll të të gjitha dosjeve në këtë hipotekë.

Vendimi për shkarkimin e ish-drejtorit u komunikua nga kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi live me qytetarë që kishin gjetur zgjidhje në platformën e bashkëqeverisjes. Po në të njëjtën ditë, ministrja Gjonaj njoftoi zyrtarisht në një deklaratë për mediat edhe shkarkimin e dy specialistëve, duke u shprehur më tutje se do të ndërtohej nga e para e gjithë zyra vendore e Hipotekës së Durrësit. 

Ardjan Iljazaj është denoncuar nga qytetari Albert Doda nga Durrësi, i cili, ndonëse ishte paraqitur më shumë se 300 herë në zyrat e Hipotekës së Durrësit për 6 vite, e ishte ankuar në portalin “Shqipëriaqëduam.al” për pamundësinë për të regjistruar pronën e tij në Hipotekë, Doda ishte pritur keq nga Iljazaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim