Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të qendrojnë këto ditë në Maqedoni kryesisht në Tetovë për të bashkuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.
Deklaratat e parakohshme të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për të parë mundësinë që dy partitë shqiptare më të mëdha në Maqedoni të bashkëpunojnë gjatë kësaj krize politike në vend do të konkretizohen mesa duket në një tryezë të përbashkët mes kryeministirit të Shqipërisë, zv/kryeministrit të Kosovës, liderit të PDSH-së dhe atij të BDI-së.
Burimeve të portalit Shqipmedia kanë bërë me dije se një skenar i mundshëm pas këtij takimi është ofrimi i një Marrëveshjeje të Re politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve për dalje nga kriza politikë. Mbetet për tu parë në ditët në vazhdim se sa do të gjejë zbatim konkret kjo marrëveshje.
Gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të shpallen Doktor Honoris Causa nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Një ngjarje e madhe kjo për institucionin në fjale por edhe për shqiptarët në Maqedoni./Shqipmedia/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com