Rama: Ekonomia po falimenton
nga politika e Saliut, duhet Rilindje

Rama: Ekonomia po falimenton <br />nga politika e Saliut, duhet Rilindje
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke thënë se kryeministri jeton jashtë realitetit të ekonomisë shqiptare.

“Reagimi i sotëm i Kryeministrit ndaj opozitës mbi ekonominë, ndihmon për të kuptuar se Saliu jeton jashtë realitetit të ekonomisë shqiptare”, shkruan Rama në Twitter.

Ai vijoi duke thënë se akuzat e Berishës ndaj Partisë Socialiste nuk sjellin asgjë tjetër veç faktit se Berishës i kanë shteruar argumentet.

“Sulmet ndaj opozitës nuk ulin taksat, nuk rrisin fuqinë blerëse, nuk ulin papunësinë. Ato tregojnë shterimin e argumenteve të Kryeministrit në ikje”, lexohet në profilin e Edi Ramës në rrjetin social Twitter.

Nga ana tjetër, Rama ka bërë përgjegjës vetë Kryeministrin për “taksat e larta, përfshirë taksën e korrupsionit, e për rënien e fuqisë blerëse! Politika e tij po falimenton ekonominë.”

Ndërkaq kryesocialisti Rama shkruan gjithashtu se Partia Socialiste do të çlirojë konkurrencën dhe do rrisë punësimin.

“Ne do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe do heqim taksën e korrupsionit për biznesin. Do të çlirojmë konkurencën dhe do rrisim punësimin.”, vijon Rama.

Zgjidhja sipas Edi Ramës, është Rilindja Shqiptare për të rimëkëmbur ekonominë, ripërtërirë shoqërinë, rivendosur demokracinë”, përfundon reagimin e tij kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.


Kryeministri Sali Berisha foli sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me privatizimin e kompanisë së naftës Albpetrol dhe të 4 HEC-eve, teksa akuzoi kundërshtarin e tij politik se po fabrikon trillime në lidhje me këtë proces. Madje ai nuk hezitoi ta krahasojë Ramën, me Hugo Cavez i cili po bën gjithçka për të përzënë kompanitë amerikane.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën